Vetëm një ditë pasi në qytetin Kavalla ministri i transportit i Bullgarisë Ivajllo Moskovski nënshkroi me homologun e tij grek Hristos Spirxis memorandumin ndërqeveritar për zgjerimin e projektit të korridorit transportues midis porteve të të dy shteteve, në qytetin bregdetar Aleksandrupollis ministrja bullgare e energjetikës Temenuzhka Petkova diskutoi me homologët e saj grek Jorgos Statakis dhe serb Aleksandër Antiç, projektet e lidhjeve të gazit në rajon. Tema e bisedimeve trepalëshe ishte ndërtimi i të ashtuquajturit korridor vertikal të gazit midis Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë, si dhe i terminalit të gazit natyror pranë portit Aleksandrupolis. E gjithë kjo si premisë për realizimin e projektit të ndërtimit të qendrës ndarëse “Ballkan” pranë qytetit bregdetar bullgar Varnë. Takimi u zhvillua në kuadrin e forumit i kushtuar naftës dhe gazit natyror, organizuar nga Dhoma Tregtare Amerikano-Greke.
Rastësisht apo jo, vetëm një ditë para kësaj koncepti i projektit për ndërtimin e qendrës ndarëse “Ballkan”, i cili parashikon me këtë impiant të furnizohet gaz edhe përmes kufirit me Turqinë, u prezantua në Sofje edhe para ministrit energjetik turk Berat Albajrak nga ministrja Temenuzhka Petkova dhe kryeministri Bojko Borisov. Si në bisedimet midis Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë, ashtu edhe në to midis Bullgarisë dhe Turqisë, motivi kryesor ishte garantimi i sigurisë dhe pasurimi i furnizimeve të gazit natyror. Turqia nuk ka rezerva ndaj idesë, që nga territori i saj të sigurohet gaz për qendrën ndarëse në fjalë në Bullgari. Lidhur me këtë ministër Albajrak tha, se Ankaraja është gati të zhvillojë çdo lloj bashkëpunimi energjetik me Bullgarinë, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimeve energjetike. Po ky është shkaku, për të cilin pala turke ka interes edhe ndaj ndërtimit të linjave suplementare energjetike nga Bullgaria drejt territorit të saj.
Bisedimet e djeshme në Aleksandrupolis në fakt dëshmojnë avancimin e projekteve të gazit në rajon. Ato janë premisë për caktimin e traseve të reja infrastrukturore, gjë që do të ndihmojë konkretizimin e ideve për financimin përkatës. Megjithëqë ka mjete të siguruara evropiane për lidhjen e gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë, e cila është në një fazë të përparuar, ka domosdoshmëri për sigurimin e resurseve suplementare financiare. Sipas marrëveshjes së arritur midis Sofjes dhe Beogradit që nga fillimi i këtij viti, deri në maj të vitit 2019, duhet të fillojë ndërtimi i pjesës serbe të lidhjes së gazit me Bullgarinë, kështu që të vihet në shfrytëzim në vitin 2020. Gjatë qershorit në kuadrin e vizitës së kryeministrit maqedonas në Bullgari Zoran Zaev, Sofja propozoi ndërtimin e lidhjes edhe me sistemin e gazsjellësve të Maqedonisë. Operatorët e gazit të të dy shteteve fqinje zhvillojnë bisedime mbi këtë çështje që nga viti 2012. Tani mund të pritet edhe avancim në studimin paraprak. Shanset për realizimin e lidhjes së gazit edhe me Maqedoninë janë të mira, për më tepër se energjetika është një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re në Shkup. Krahas kësaj për gazifikimin e vendit tashmë u sigurua financim në përmasë 2 miliard euro.
Zhvillimet e fundit në realizimin e projekteve rajonale të gazit ngjallin optimizëm. Kjo në sfondin e faktit, se shumica prej tyre vazhdojnë të jenë në sferën e dëshirës së mirë. Shpresat që të realizohet kalimi nga idetë te realizimi, në shkallë të madhe lidhen me avancimin e regjionit në integrimin evropian.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..