Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Greqia dënoi dhunën kundër pjesëmarrësve në referendumin në Katalunja

Foto: BGNES

Koalicioni i së majtës radikale SIRIZA që është në pushtet në Greqi dënoi shfrytëzimin e forcës kundër pjesëmarrësve në referendumin për pavarësi në Katalunja. Në një deklaratë të koalicionit theksohet, se “mbytja dhe dhuna e shtetasve është një akt autoritar, i cili vetëm i hedh vajguri zjarrit, por nuk zgjidh problemet. Rruga e vetme në kontekstin e vlerave evropiane është dialogu demokratik, theksohet në dokument.


Erdogani paralajmëron, se Iraku Verior do të paguajë një çmim të lartë për referendumin

Foto: BGNES

Presidenti turk Rexhep Erdogan tha në Erzurum, se për referendumin në Irakun Verior do të paguhet një çmim të rëndë. Sipas Ankarasë në Irakun Verior nuk krijohet një shtet i pavarur, por në dobi të disa qarqeve në rajon formohet një burim i ri i problemeve. Injorimi i këtij fakti nuk është as në interes të Turqisë, as të kurdëve në Irak. Presidenti paralajmëroi se forca të caktuara orvaten të ndajnë Irakun dhe Sirinë, ndërsa midis synimit drejt pavarësisë dhe kthimit të shtetit në një lodër në duart e fuqive të jashtme, ka dallim të madh. Para Agjencisë Anadolle lideri i Mexhalisit të tjurkmenëve sirianë Emin Bozogllan komentoi, se SHBA-ja dëshirojnë të krijojnë Izraelin e dytë në Lindjen e Mesme, por formimi i një shteti monoetnik në rajon është një proces i palejueshëm.


Thaçi dëshiron, që SHBA-ja të përfshihen direkt në dialogun Beograd-Prishtinë

Foto: president-ksgov.net

Në një takim me zëvendës presidentin amerikan Majk Pens në Uashington presidenti kosovar Hashim Thaçi bëri apel, që SHBA-ja të përfshihen në mënyrë direkte në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Në bisedimet, të cilat u përqendruan mbi “fazën e fundit të dialogut”, Thaçi tha, se pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e SHBA-së në këtë fazë është me rëndësi vendimtare për arritjen e marrëveshjes definitive, të pranueshme për të dy palët. Këtë e njoftoi Agjencia Tanjug.


Serbia shprehu pakënaqësi nga presioni perëndimor për qendrën humanitare në Nish

Foto: mfa.gov.rs

Perëndimi ushtron një presion të madh mbi Serbinë për shkak të Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish, sepse SHBA-ja  konsiderojnë, se ideja për dhënien e statusit zyrtar të qendrës është “një akt antiamerikan”. Këtë e tha në Moskë ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç pas takimit të tij me zëvendës kryeministrin Dmitrij Rogozin. Sipas ministrit Daçiç, është e dukshme që në shtetet perëndimore përhapet një “histeri antiruse”. Problemi me dhënien e statusit humanitar të qendrës në Nish akoma nuk është i zgjidhur, por Serbia do të marrë këtë vendim e udhëhequr nga interesat e veta, deklaroi kategorikisht ministri.


Në Shkup u krijua një Klub Biznes Bullgaro-Maqedonas

Foto: arkiv

Klubi Kulturor Bullgar në Shkup themeloi në kryeqytetin maqedonas një Biznes Klub Bullgaro-Maqedonas. Kryetari i tij Nikolla Popiliev tha, se qëllimi kryesor i klubit do të jetë të inkurajojë dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik midis biznesit të të dy shteteve pas nënshkrimit të Marrëveshjes dypalëshe të Fqinjësisë së Mirë. Nga takimet e tij me biznesmenë bullgarë dhe maqedonas ai është me përshtypje, se ideja për një biznes klub dypalësh mirëpritet.

Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD