Kopshtit i Borisit është emri i një prej parqeve në zemrën e Sofjes dhe është një vend i preferuar nga kryeqytetasit për pushim dhe shëtitje. Por jo të gjithë banorët dhe mysafirët e Sofjes dinë se atje ndodhet observatori më i vjetër astronomik në vend. Gjatë 120 viteve të ekzistencës së tij, ai nuk pushon së punuari. Ka pesë ndërtesa, dy prej të cilave janë godinat më të vjetra të Universitetit të Sofjes. Në njërën, e quajtur Kubeja e Madhe, ndodhet teleskopi më i vjetër të vendosur mbi një themel të përhershëm. Vizituesit mund ta shikojnë atë dhe t’i vëzhgojnë yjet përmes tij.
“Përveç me shkencë dhe arsim përpiqemi të merremi edhe me popullarizimin e astronomisë – tregoi docenti Evgeni Ovçarov, udhëheqësi i katedrës së “Astronomisë”. Gjatë viteve të fundit shumë grupe nxënësish dhe shumë qytetarë e kanë vizituar observatorin, por që nga 20 tetori këto vizita do të zhvillohen rregullisht – të premten në mëngjes dhe në mbrëmje dhe gjatë fundjavës. Në katedrën tonë organizojmë shumë nisma si “Mbrëmjen e astronomisë”, “Ditën e dyerve të hapura”, marrim pjesë në “Natën evropiane të shkencëtarëve” dhe në fushata të tilla me program të larmishëm me hyrje falas.”
Tashmë një vit e gjysmë docenti Ovçarov dhe kolegët e tij përpiqen ta bëjnë observatorin më interesant dhe më mikpritës për vizitorët dhe studentët. Shumë njerëz dhe institucione ndihmojnë në këto hapa fillestare. Kontributin e tyre për rinovimin e ndërtesës e kanë dhënë nxënësit nga Gjimnazi i Matermatikës, studentët nga Fakulteti Fizik pranë Universiteit të Sofjes, Bashkia e Kryeqytetit. Gjendja e observatorit pa dyshim është përmirësuar, mirëpo ka edhe shumë për të bërë – është parashikuar restaurimi i ndërtesave dhe i oborrit në gjendjen e tyre të mëparshme.
Prej shumë vitesh në observator nuk mund të bëhen vëzhgime profesionale për shkak të ndotjes së ajrit në Sofje, mirëpo mund të bëhen vëzhgime demonstruese. Me këtë qëllim nga 20 tetori vizituesit do të mund të përdorin një teleskop të ri modern. Me të mund të vëzhgohen objekte relativisht të afërta, si Hëna dhe planetët e afërt, kështu edhe objekte më të larguara, si grumbujt e yjeve. Disa ngjarje priten nga profesionistët dhe adhuruesit e astronomisë me padurim – cilat janë ato na shpjegon Evgeni Ovçarov:
“Një nga dukuritë më interesante janë shirat e meteorëve. Këto janë pjesëza shumë të vogla kozmike, të cilat depërtojnë në atmosferë. Në mes të dhjetorit mund të shihet një nga këta shira, mirëpo ndoshta më i njohuri është Perseidët më 12-13 gusht. Fluksin e meteorëve që e presim gjatë dhjetorit gjithashtu është shumë spektakular. Natës ai që mund të vëzhgojë me binokël mbi horizontin perëndimor, do të vërejë planetin Saturn, ai shihet edhe pa mjete të posaçme vëzhgimi, por njeriu duhet të dijë se ku pikërisht duhet ta drejtojë shikimin. Ndoshta ngjarja më interesante për vitin 2018 do të jetë eklipsi hënor dhe kushtet për vëzhgim nga territori i Bullgarisë do të jenë shumë të mira.”
Popullarizimi i astronomisë është me rëndësi të madhe, mendojnë shkencëtarët nga katedra me të njëjtën emër, ku që nga shekulli i 19-të deri tani kanë mbaruar pothuaj 300 astronomë.
„Kemi një seminar me histori 100 vjeçare – tregoi docenti. Gjatë dy viteve të fundit ndryshuam pak formën e tij, kështu që ligjëratat bëhen më të kuptueshme për sa më shumë njerëz. Theksin e vëmë mbi sukseset e shkencëtarëve bullgarë. Ka shumë gjëra në shkencën bullgare që janë interesante për të treguar. Seminari zhvillohet të enjten në orën 19.30. Një herë në muaj hyrja në observator është falas. Atëherë kemi shumë vizitues – nganjëherë më se 200 veta dhe kjo tregon një interes të madh për shkencën sonë.”
Nga vjeshta e kaluar kemi një program të ri për magjistraturë, për të cilin mund të aplikojnë njerëz që kanë mbaruar studimet e nivelit baçelor, pavarësisht nga specialiteti i tyre – programi quhet “Astronomia dhe popullarizimi i astronomisë”. Ata, të cilët e zgjedhin atë s’ka nevojë të bëhen astronomë profesional, por kanë mundësi të realizohen profesionalisht duke e popullarizuar shkencën në planetariume dhe observatorët e ndryshëm në vend.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: uni-sofia.bg8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..