Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përqendroheni tek yjet

БНР Новини
Evgeni Ovçarov beson se gjithmonë do të ketë interes ndaj astronomisë.

Kopshtit i Borisit është emri i një prej parqeve në zemrën e Sofjes dhe është një vend i preferuar nga kryeqytetasit për pushim dhe shëtitje. Por jo të gjithë banorët dhe mysafirët e Sofjes dinë se atje ndodhet observatori më i vjetër astronomik në vend. Gjatë 120 viteve të ekzistencës së tij, ai nuk pushon së punuari. Ka pesë ndërtesa, dy prej të cilave janë godinat më të vjetra të Universitetit të Sofjes. Në njërën, e quajtur Kubeja e Madhe, ndodhet teleskopi më i vjetër të vendosur mbi një themel të përhershëm. Vizituesit mund ta shikojnë atë dhe t’i vëzhgojnë yjet përmes tij.

Снимка

Përveç me shkencë dhe arsim përpiqemi të merremi edhe me popullarizimin e astronomisë – tregoi docenti Evgeni Ovçarov, udhëheqësi i katedrës së “Astronomisë”. Gjatë viteve të fundit shumë grupe nxënësish dhe shumë qytetarë e kanë vizituar observatorin, por që nga 20 tetori këto vizita do të zhvillohen rregullisht – të premten në mëngjes dhe në mbrëmje dhe gjatë fundjavës. Në katedrën tonë organizojmë shumë nisma si “Mbrëmjen e astronomisë”, “Ditën e dyerve të hapura”, marrim pjesë në “Natën evropiane të shkencëtarëve” dhe në fushata të tilla me program të larmishëm me hyrje falas.”

Tashmë një vit e gjysmë docenti Ovçarov dhe kolegët e tij përpiqen ta bëjnë observatorin  më interesant dhe më mikpritës për vizitorët dhe studentët. Shumë njerëz dhe institucione ndihmojnë në këto hapa fillestare. Kontributin e tyre për rinovimin e ndërtesës e kanë dhënë nxënësit nga Gjimnazi i Matermatikës, studentët nga Fakulteti Fizik pranë Universiteit të Sofjes, Bashkia e Kryeqytetit. Gjendja e observatorit pa dyshim është përmirësuar, mirëpo ka edhe shumë për të bërë – është parashikuar restaurimi i ndërtesave dhe i oborrit në gjendjen e tyre të mëparshme.

Observatori i fotografuar më 26 shtator 1899 nga asistenti i parë në specialitetin e astronomisë Jordan Kovaçev.

Prej shumë vitesh në observator nuk mund të bëhen vëzhgime profesionale për shkak të ndotjes së ajrit në Sofje, mirëpo mund të bëhen vëzhgime demonstruese. Me këtë qëllim nga 20 tetori vizituesit do të mund të përdorin një teleskop të ri modern. Me të mund të vëzhgohen objekte relativisht të afërta, si Hëna dhe planetët e afërt, kështu edhe objekte më të larguara, si grumbujt e yjeve. Disa ngjarje priten nga profesionistët dhe adhuruesit e astronomisë me padurim – cilat janë ato na shpjegon Evgeni Ovçarov:

Një nga dukuritë më interesante janë shirat e meteorëve. Këto janë pjesëza shumë të vogla kozmike, të cilat depërtojnë në atmosferë. Në mes të dhjetorit mund të shihet një nga këta shira, mirëpo ndoshta më i njohuri është Perseidët më 12-13 gusht. Fluksin e meteorëve që e presim gjatë dhjetorit gjithashtu është shumë spektakular. Natës ai që mund të vëzhgojë me binokël mbi horizontin perëndimor, do të vërejë planetin Saturn, ai shihet edhe pa mjete të posaçme vëzhgimi, por njeriu duhet të dijë se ku pikërisht duhet ta drejtojë shikimin. Ndoshta ngjarja më interesante për vitin 2018 do të jetë eklipsi hënor dhe kushtet për vëzhgim nga territori i Bullgarisë do të jenë shumë të mira.”

Popullarizimi i astronomisë është me rëndësi të madhe, mendojnë shkencëtarët nga katedra me të njëjtën emër, ku që nga shekulli i 19-të deri tani kanë mbaruar pothuaj 300 astronomë.

Kemi një seminar me histori 100 vjeçare – tregoi docenti. Gjatë dy viteve të fundit ndryshuam pak formën e tij, kështu që ligjëratat bëhen më të kuptueshme për sa më shumë njerëz. Theksin e vëmë mbi sukseset e shkencëtarëve bullgarë. Ka shumë gjëra në shkencën bullgare që janë interesante për të treguar. Seminari zhvillohet të enjten në orën 19.30. Një herë në muaj hyrja në observator është falas. Atëherë kemi shumë vizitues – nganjëherë më se 200 veta dhe kjo tregon një interes të madh për shkencën sonë.”

Снимка

Nga vjeshta e kaluar kemi një program të ri për magjistraturë, për të cilin mund të aplikojnë njerëz që kanë mbaruar studimet e nivelit baçelor, pavarësisht nga specialiteti i tyre – programi quhet “Astronomia dhe popullarizimi i astronomisë”. Ata, të cilët e zgjedhin atë s’ka nevojë të bëhen astronomë profesional, por kanë mundësi të realizohen profesionalisht duke e popullarizuar shkencën në planetariume dhe observatorët e ndryshëm në vend.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: uni-sofia.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD

Fondacioni Theodora von Auersperg fillon punën edhe në Bullgari

Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..

botuar më 24-10-18 7.35.PD