Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioneri Evropian Avramopoulos në Sofje: “Evropianët duhet të tregohen më të njerëzishëm ndaj emigrantëve”

БНР Новини
Foto: BGNES

Komisioneri Evropian për çështjet e migracionit dhe punët e brendshme Dimitris Avramopoulos diskutoi me qytetarë bullgarë temën “Migracioni dhe sigurimi në BE”. Ngjarja u organizua në Sofje nga Komisioni Evropian në Bullgari.

Dimitris Avramopoulos tha se është optimist për të ardhmen e Evropës, sepse sfidat mund të bëhen arsye dhe frymëzim për zhvillim pozitiv, dhe mendon se Bashkimi e ka potencialin për t’i përballuar të gjitha vështirësitë.

Vala e emigrantëve mund t’i shqetësojë qytetarët e BE-së, mirëpo ne duhet të jemi më të njerëzishëm ndaj tyre, sepse shtetet evropiane janë krijuar nga emigrantë dhe evropianët jetojnë në shtete të ndryshme në kontinentet e tjera, komentoi ai. Frika mund t’i minojë vlerat dhe parimet e qytetërimit evropian. Jetojmë në një kohë të mobilitetit dhe prandaj Bashkimi Evropian kërkon dialog dhe bashkëpunim siç me shtetet nga vijnë emigrantët, kështu edhe me shtetet, përmes të cilave ata kalojnë për ta arritur vendin më të mirë për jetën e tyre. Më e rëndësishmja për ne tani është që të arrijmë kontroll mbi migracionin ilegal. Në BE mund të mbeten imigrantet, të cilët respektojnë ligjet tona dhe zotërojmë mekanizma për ekstradimin e gjithëve, të cilët nuk janë gati të jetojnë sipas rregullave të shoqërisë sonë – natyrisht pa e dëmtuar dinjitetin e tyre.”

U komentua dhe një temë me rëndësi për shtetin tonë – çfarë pritet nga kryesia bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian për sa u përket çështjeve të emigracionit.

Një nga përgjegjësitë e kryesisë bullgare është përfundimi i Reformës së Dublinit. – tha për këtë temë Komisioneri Evropian. Ajo, bashkë me Konventën e Gjenevës, është shumë e vjetruar dhe ka nevojë për aktualizim me një theks të posaçëm mbi qëndrimin më të drejtë ndaj shteteve evropiane, ku më parë mbërrijnë refugjatët. Shtete të tilla janë Bullgaria, Greqia, Italia.

Bashkimi Evropian po lufton terrorizmin dhe radikalizmin religjioz, mirëpo sipas Avramopoulosit rreziku kryesor për Evropë është rilindja e nacionalizmit. Sipas tij këtu nuk bëhet fjalë për patriotizmin pozitiv dhe kujtoi se BE-ja është krijuar me idenë që të bëhet “një hapësirë e stabilitetit dhe bashkëpunimit”, e cila aktualisht u jep një pavarësi më të madhe regjioneve.

Shengen” është një arritje pa precedent, tha Komisioneri Evropian. Tashmë bota nuk është ndarë në blloqe të ndryshme dhe qytetarët e Evropës janë kozmopolitë, që nuk dëshirojnë të izolohen, por të jetojnë në një shoqëri globale pa urrejtje. Shpesh njerëzit i vënë nën emërues të përbashkët emigrantët dhe terroristët, pavarësisht se ata rrallë përkojnë me njëri-tjetrin. Një dukuri që gjithnjë e më shpesh vëzhgohet është intergrimi i pamundshëm i brezit të dytë të emigrantëve që jetojnë në shtete, ku shoqëria për një apo tjetër arsye nuk ka bërë mjaftë përpjekje për integrimin e këtyre njerëzve. Dhe kjo është fusha, ku liderët evropian duhet ta përqendrojnë vëmendjen e tyre. Po të dëshirojnë të parandalojnë sulmet terroriste shtetet anëtare duhet të ndërtojnë një mirëbesim më të mirë mes tyre dhe të bashkëpunojnë në mënyrë më efektive.”

Dimitris Avramopoulos tha gjithashtu se nuk ka frikë se Brexiti do të ndikojë negativisht sigurinë e BE-së.

Fakti se Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE-ja nuk do të thotë se nuk do të zhvillojmë më bashkëpunim – tha ai. Anglia ka shërbime shumë të mira të hetimit dhe është partnere në të cilën ne vazhdojmë të mbështetemi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD