Komisioneri Evropian për çështjet e migracionit dhe punët e brendshme Dimitris Avramopoulos diskutoi me qytetarë bullgarë temën “Migracioni dhe sigurimi në BE”. Ngjarja u organizua në Sofje nga Komisioni Evropian në Bullgari.
Dimitris Avramopoulos tha se është optimist për të ardhmen e Evropës, sepse sfidat mund të bëhen arsye dhe frymëzim për zhvillim pozitiv, dhe mendon se Bashkimi e ka potencialin për t’i përballuar të gjitha vështirësitë.
„Vala e emigrantëve mund t’i shqetësojë qytetarët e BE-së, mirëpo ne duhet të jemi më të njerëzishëm ndaj tyre, sepse shtetet evropiane janë krijuar nga emigrantë dhe evropianët jetojnë në shtete të ndryshme në kontinentet e tjera, komentoi ai. Frika mund t’i minojë vlerat dhe parimet e qytetërimit evropian. Jetojmë në një kohë të mobilitetit dhe prandaj Bashkimi Evropian kërkon dialog dhe bashkëpunim siç me shtetet nga vijnë emigrantët, kështu edhe me shtetet, përmes të cilave ata kalojnë për ta arritur vendin më të mirë për jetën e tyre. Më e rëndësishmja për ne tani është që të arrijmë kontroll mbi migracionin ilegal. Në BE mund të mbeten imigrantet, të cilët respektojnë ligjet tona dhe zotërojmë mekanizma për ekstradimin e gjithëve, të cilët nuk janë gati të jetojnë sipas rregullave të shoqërisë sonë – natyrisht pa e dëmtuar dinjitetin e tyre.”
U komentua dhe një temë me rëndësi për shtetin tonë – çfarë pritet nga kryesia bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian për sa u përket çështjeve të emigracionit.
„Një nga përgjegjësitë e kryesisë bullgare është përfundimi i Reformës së Dublinit. – tha për këtë temë Komisioneri Evropian. Ajo, bashkë me Konventën e Gjenevës, është shumë e vjetruar dhe ka nevojë për aktualizim me një theks të posaçëm mbi qëndrimin më të drejtë ndaj shteteve evropiane, ku më parë mbërrijnë refugjatët. Shtete të tilla janë Bullgaria, Greqia, Italia.”
Bashkimi Evropian po lufton terrorizmin dhe radikalizmin religjioz, mirëpo sipas Avramopoulosit rreziku kryesor për Evropë është rilindja e nacionalizmit. Sipas tij këtu nuk bëhet fjalë për patriotizmin pozitiv dhe kujtoi se BE-ja është krijuar me idenë që të bëhet “një hapësirë e stabilitetit dhe bashkëpunimit”, e cila aktualisht u jep një pavarësi më të madhe regjioneve.
“Shengen” është një arritje pa precedent, tha Komisioneri Evropian. Tashmë bota nuk është ndarë në blloqe të ndryshme dhe qytetarët e Evropës janë kozmopolitë, që nuk dëshirojnë të izolohen, por të jetojnë në një shoqëri globale pa urrejtje. Shpesh njerëzit i vënë nën emërues të përbashkët emigrantët dhe terroristët, pavarësisht se ata rrallë përkojnë me njëri-tjetrin. Një dukuri që gjithnjë e më shpesh vëzhgohet është intergrimi i pamundshëm i brezit të dytë të emigrantëve që jetojnë në shtete, ku shoqëria për një apo tjetër arsye nuk ka bërë mjaftë përpjekje për integrimin e këtyre njerëzve. Dhe kjo është fusha, ku liderët evropian duhet ta përqendrojnë vëmendjen e tyre. Po të dëshirojnë të parandalojnë sulmet terroriste shtetet anëtare duhet të ndërtojnë një mirëbesim më të mirë mes tyre dhe të bashkëpunojnë në mënyrë më efektive.”
Dimitris Avramopoulos tha gjithashtu se nuk ka frikë se Brexiti do të ndikojë negativisht sigurinë e BE-së.
“Fakti se Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE-ja nuk do të thotë se nuk do të zhvillojmë më bashkëpunim – tha ai. Anglia ka shërbime shumë të mira të hetimit dhe është partnere në të cilën ne vazhdojmë të mbështetemi.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..