Filarmonia e Sofjes dha një koncert me vepra fund e krye të kompozitorëve bullgarë. Mik dirigjent ishte Gergan Cenov (Guerguan Tsenov), i cili prej dy dekadash jeton në SHBA-në. Emri i tij njihet nga një rreth i vogël muzikantësh profesional dhe admiruesish të artit tek ne. Për të filloi të flitet para koncertit me Orkestrën e re Simfonike në vitin 2017, në të cilin për herë të parë u ekzekutua Simfonia e Gjashtë e Vasill Kazanxhievit – një nga përfaqësuesit më të dalluar të avangardës muzikore tek ne. Pas suksesit të premierës erdhi edhe ftesa nga filarmonia e Sofjes.
Gergan Cenov lindi në qytetin Montana, por rriti në qytetin Pazarxhik, ku filloi të merret me muzikë. Për veten ai rrëfen:
“Rruga ime e zhvillimit nuk dallohet nga ajo, të cilën e kalojnë të gjithë muzikantë profesionistë në Bullgari. Arsimin e nisa në Shkollën e Arteve në qytetin Pazarxhik. Pas kësaj vazhdova në Shkollën Kombëtare të Artit Muzikor dhe të Vallëzimit në qytetin Pllovdiv, ndërsa më vonë – në Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje me dy specialitete – piano te profesoresha Zheni Zaharieva dhe drejtim orkestral te profesori Vasill Kazanxhiev. Në vitin 1999 më pranuan në Juilliard School – një nga shkollat më prestigjioze muzikore në SHBA-në. Që atëherë merrem kryesisht me dirigjim dhe më saktë me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Cenov” (Tsenov Chamber Ensemble), të cilin e krijova në Nju Jork. Funksioni i tij kryesor është të popullarizojë kompozitorët bullgarë. Japim koncerte në skena prestigjioze dhe prandaj përpiqem që repertori të prezantojë në mënyrë më të mirë kulturën muzikore bullgare. Sivjet për herë të parë na ftuan në New York Piano Festival. Në bashkëpunim me festivalin ekzekutuam Koncertin për Orkestrën me Tela nga Llazar Nikollovi. Mund të them, se muzika mirëpritet në SHBA-në me interes të madh."
Në Nju Jork Gergan Cenov jep mësime të pianos në tri shkolla muzikore. Vetë ai rrëfen, se përpiqet t’u japë nxënësve atë, të cilën e ka mësuar nga pedagogët e tij. për më tepër, se disa prej tyre vazhdojnë ta përkrahin dhe ta frymëzojnë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..