Tribunali i Hagës konfirmoi krimin kolektiv në krye me presidentin Franjo Tuxhman
Tribnali ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë pohoi dënimet për pjesëmarrjen e udhëheqësve të dikurshëm të Kroacisë, në krye me presidentin Franjo Tuxhman, në krimin kolektiv kundër muslimanëve të Bosnjës. Kështu ai refuzoi apelimet e parashtruara nga të dënuarit. Gjashtë të akuzuarit në instancën e parë morën dënime përgjithësisht për 111 vjet burgim për persekutime, vrasje, përdhunime, depërtime, burgosje, asgjësim të pronësisë private dhe për krime të tjera kundër myslimanëve të Bosnjës në kohën e luftës 1992-1995. Pasi dëgjoi vendimin e Tribunalit, gjenerali Slobodan Praljak – ish komandant i forcave kroate të Bosnjës, piu helm në sallën e gjykatës, duke deklaruar se nuk është kriminel, dhe më vonë vdiq në një spital në Hagë.
Ambasadori i ri i SHBA-së Hoyt Brian Yee: Maqedonia po lëvizet në drejtimin e duhur
Zëvendës ndihmësi i deritanishëm i Sekretarit të Shtetit të ShBA-së Hoyt Brian Yee do të jetë ambasadori i ri në Maqedoni. Gjatë viteve të fundit Hoyt Brian Yee kishte një rol kyçe për zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi. Emërimi i tij vlerësohet si një pohim për angazhimin në rritje të Uashingtonit me Ballkanin për shkak, para së gjithësh, të përpjekjeve të Moskës që të imponojë ndikimin e saj në regjion. Maqedonia po zhvillohet në drejtimin e duhur, qeveria duhet të vazhdojë programin e saj të reformave dhe të përdorë përkrahjen dhe qëndrimin pozitiv të miqve të saj evropianë dhe atlantikë, është i mendimit Hoyt Brian Yee.
Serbia fillon ndërtimin e linjës hekurudhore deri në Budapest me financim nga Kina
Serbia filloi ndërtimin e një linje hekurudhore të financuar nga Kina me qëllim përmirësimin e infrastrukturës së vendit. Pritet se kështu do të përforcohet ndikimi i Kinës në Evropë. Gjatë majit të këtij viti Serbia mori një kredi prej 297,6 mln. dollarë nga banka kineze Exim Bank për modernizimin e aksit hekurudhor mes Beogradit dhe kryeqytetit hungarez Budapest. Serbia, e cila është kandidate për anëtarësi në BE, dhe Hungaria, që është anëtare e Bashkimit, janë pjesë e nismës së Pekinit “Një brez, një rrugë”, e cila qëllon hapjen e lidhjeve të reja të tregtisë së jashtme për firmat kineze. Linja hekurudhore e shpejtësisë së lartë mes Beogradit dhe Budapestit pritet se do të kushtojë 3,2 mlrd. euro dhe do të bëhet rruga kryesore e transportimit të mallrave kineze, të cilat do të mbërrijnë në portin grek Pirea, dhe do të duhet të transportohen në pjesa të ndryshme të Evropës.
Përfundoi restaurimi i kishës së hekurt bullgare në Stamboll
Po përfundojnë punimet e restaurimit të kishës bullgare “Shën Stefan”, të njohur si “Kisha e Hekurt”. Inaugurimi solemn do të zhvillohet më 7 janar 2018 në praninë e Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Fotografitë e bëra nga ajri tregojnë kupolën e lyer në ar me lartësi 40 metra, e cila shihet nga larg. Kisha “Shën Stefan” është ndërtuar në vitin 1898 dhe është monumenti më i vlefshëm i trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në Turqi dhe në përgjithësi jashtë shtetit. Para dhjetë vjetësh gjendja e saj ishte tepër shqetësuese për shkak të korrozionit të konstruksionit të hekurt. Në vitin 2011 në kuadrin e një projekti të Bashkësisë së Stambollit filloi restaurimi i Kishës së Hekurt në përputhje me një marrëveshje ndërqeveritare mes Bullgarisë dhe Turqisë për mbrojtjen e ndërsjellë të monumenteve të kulturës në të dyja shtetet.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..