“Koncerti i është kushtuar Sinatrës dhe rolit të tij në Vegas në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar – thotë Vasill Petrov. – Në atë kohë shou biznesi u ringjall, kurse personat kryesorë ishin Sinatra dhe kompania e tij The Rat Pack, ose banda “Minjtë”, siç i quanin - Dean Martin, Sammy Davis Jr., Peter Lawford and Joey Bishop. Ata ishin njëkohësisht komikë, valltarë, aktorë, këngëtarë...Në të njëjtën kohë corps de ballet u përfshi në shou. Në spektaklin tonë gjithashtu ka balet. Posaçërisht për shfaqjen tonë do të marrë pjesë si solist Bruce Johnson nga SHBA-ja – një miku im, i cili ka një bas bariton të jashtëzakonshëm. Bashkë me të do të paraqitim një arie të Ol' Man River – një prej mjuzikëllave të parë të Jerome David Kern dhe Oscar II Hammerstein II. Në skenë do të jenë gjithashtu Vesella Boneva, Hilda Kazasjan, Valeria Stojanova. Ka gjithashtu një këngë drejtuar Las Veagist etj. Me këtë koncert desha ta tërheqë vëmendjen e publikut ndaj një periudhe të mrekullueshme në historinë e shou biznesit.”
Nga Vasill Petrovi mësuam disa prej titujve në program. Ndër ta kuptohet janë këngët – emblemë të Francis Sinatrës - "My way", "Fly me to the moon", "Come fly with me", "Something stupid", "New York, New York" … si dhe shumë të tjera – nga swing-u përmes baladave xhaz e gjer te bossa nova. Koreografët e baletit janë Stanisllava Goçeva dhe Ani Gançeva, regjisorë të spektaklit – Rumen Grigorov dhe Aleks Bornaz.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaValeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..