“Koncerti i është kushtuar Sinatrës dhe rolit të tij në Vegas në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar – thotë Vasill Petrov. – Në atë kohë shou biznesi u ringjall, kurse personat kryesorë ishin Sinatra dhe kompania e tij The Rat Pack, ose banda “Minjtë”, siç i quanin - Dean Martin, Sammy Davis Jr., Peter Lawford and Joey Bishop. Ata ishin njëkohësisht komikë, valltarë, aktorë, këngëtarë...Në të njëjtën kohë corps de ballet u përfshi në shou. Në spektaklin tonë gjithashtu ka balet. Posaçërisht për shfaqjen tonë do të marrë pjesë si solist Bruce Johnson nga SHBA-ja – një miku im, i cili ka një bas bariton të jashtëzakonshëm. Bashkë me të do të paraqitim një arie të Ol' Man River – një prej mjuzikëllave të parë të Jerome David Kern dhe Oscar II Hammerstein II. Në skenë do të jenë gjithashtu Vesella Boneva, Hilda Kazasjan, Valeria Stojanova. Ka gjithashtu një këngë drejtuar Las Veagist etj. Me këtë koncert desha ta tërheqë vëmendjen e publikut ndaj një periudhe të mrekullueshme në historinë e shou biznesit.”
Nga Vasill Petrovi mësuam disa prej titujve në program. Ndër ta kuptohet janë këngët – emblemë të Francis Sinatrës - "My way", "Fly me to the moon", "Come fly with me", "Something stupid", "New York, New York" … si dhe shumë të tjera – nga swing-u përmes baladave xhaz e gjer te bossa nova. Koreografët e baletit janë Stanisllava Goçeva dhe Ani Gançeva, regjisorë të spektaklit – Rumen Grigorov dhe Aleks Bornaz.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaKënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..