Që nga 1 janari i vitit 2018 vendi ynë do të tërheqë vëmendjen e mbarë Evropës. Kemi një mundësi unike të prezantojmë Bullgarinë me historinë, kulturën, traditat e saj të pasura dhe me kapitalin më të madh – njerëzit. “I falënderoj kryetarit të Kryqit të Kuq të Bullgarisë Hristo Grigorov për respektin ndaj momentin historik për Bullgarinë – Presidencën e Këshillit të BE-së, sepse prej neve varet, që ajo të jetë e suksesshme.” Këtë e tha ministrja e Presidencës Bullgare Liljana Pavllova gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje me Kryqin e Kuq të Bullgarisë për aftësimin e vullnetarëve të kryesisë së rotacionit në ndihmën paramjekësore.
Pasi procesi tashmë filloi, sa vullnetarë do të përfitojnë aftësi para spitalore mjekësore, mësojmë nga doktoresha Nadezhda Todorovska, zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Bullgarisë, shefe e degës “Politikë sociale shëndetësore” pranë organizatës:
“Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga Kryqi i Kuq Bullgar ne do të stërvitim 100 vullnetarë, të cilët i zgjodhëm sipas kritereve të caktuara. Ata do të grumbullojnë dituri të mira dhe aftësi se si të japin ndihmën e parë paramjekësore në situata dhe incidente të ndryshme. Kudo përreth ka sfida, të cilëve duhet t’u reagohet. Ne do t’u aftësojmë se si të japin ndihmë të parë në raste hemorragjie, plagosjeje, thyerjeje, si të bëjnë frymëmarrje artificiale dhe të gjithë gjërat e tjera të rëndësishme, të cilët duhet të bëhen për shpëtimin e jetës së njeriut në disa minutat e para, para ardhjes së ekipit të specializuar mjekësor, i cili do të japë ndihmën profesionale."
Për programet e organizimit të aftësimit dhe për kërkesat e BE-së, zonja Todorovska saktëson:
“Kryqi i Kuq i Bullgarisë është i certifikuar nga Qendra Evropiane Referente e Ndihmës së Parë në Paris. Programet, sipas të cilëve realizojmë përgatitjen në Bullgari janë për kandidatë shoferë, për nëpunës, të cilët japin ndihmën e parë në vendin e punës, për nënë dhe mësues në shkollën fillore. Ato programe janë të certifikuara zyrtarisht dhe në praktikë certifikatat tona janë të vlefshme në mbarë Evropën. Në rastin konkret kjo nuk është kërkesë e BE-së. Kryqi i Kuq i Bullgarisë pa u ndërprerë shton kapacitetin e vet si në programet, ashtu edhe në përgatitjen e kuadrove. Synojmë që vullnetarët dhe ata, që dëshirojnë të bëhen të aftë të japin ndihmën e parë mjekësore, të përfitojnë edhe aftësi praktike. Kjo për arsye se sot informacion ka kudo, por praktika është me rëndësi shumë të madhe. Kështu që ky është qëllimi i trajnimeve tona, përveç njohurive teorike, njeriu të mësojë të reagojë drejtë. Ja përse i kushtojmë një vëmendje të madhe praktikës – që me ndihmën e mjeteve të ndryshme njerëzit të bëhen të aftë të lidhin plagët me fashë dhe të japin ndihmë paramjekësore. Ata duhet të jenë të aftë të bëjnë frymëmarrjen artificiale, të stabilizojnë të dëmtuarin, pra të gjitha ato gjëra elementare, të cilat shpëtojnë jetën e njeriut. Brenda 10 orëve mësimore, ne do të bëjmë gjithçka të mundshme t’u japim vullnetarëve dituri maksimale, të cilët ata të shfrytëzojnë jo vetëm gjatë Presidencës së Bullgarisë, por edhe në situata të ndryshme jetike.”
Çdo vit Kryqi i Kuq i Bullgarisë aftëson në ndihmën e parë mjekësore më se 80 mijë veta. Organizata bashkëpunon me policinë rrugore, me zjarrfikësit dhe me institucione të tjera kështu që t’u reagojë me kohë sfidave të ndryshme si aksidente, tërmete, përmbytje.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..