Sofja ishte mikpritëse e Konferencës ndërkombëtare shkencore “Bullgaria midis Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi – historia dhe gjeopolitika”. Mes shkencëtarëve të dalluar dhe me autoritet, që morën pjesë në të ishte Dr. Anton Pançev – politolog dhe specialist i gjuhës shqipe. Tema e ligjëratës së tij ishte “Sfidat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian”.
Në të është bërë një analizë e thelluar e çështjeve kryesore dhe sfidave para Kosovës në kontekstin e perspektivës së integrimit evropian të shtetit. Është nënvizuar se Presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm është me rëndësi të veçantë për arritjen e përparimit të konsiderueshëm nga ana e Kosovës në shumë aspekte të politikës së jashtme, siç janë numri i njohjeve të pavarësisë së Republikës nga ana e shteteve-anëtare të BE-së, anëtarësia në organizata të rëndësishme si UNESKO-ja dhe Interpoli, përfshirja e Kosovës në Strategjinë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, liberalizimi i regjimit të vizave, negociatat me Serbinë me ndërmjetësinë e BE-së etj. Përfundimi kryesor i ligjëratës është se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë përpjekje për përparimin e integrimit evropian të Kosovës. Më shumë për këtë temë ju ofrojmë të dëgjoni në intervistën e dhënë nga doktori Pançev posaçërisht për Radio Bullgarinë.
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..