Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Funky Miracle me albumin e tyre debut “Fly“

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Takimi me djemtë nga formacioni i ri funk Funky Miracle u mbajt me anë të telefonit. Shkaku për këtë janë koncertet e tyre në Suedi dhe Holandë me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Muzikantët u nisën për në Skandinavi pak pas promovimit të albumit të tyre debut “Fly”. Aktiviteti u mbajt më 21 nëntor në kryeqytet. Pas kësaj ata e promovuan projektin e tyre edhe në Plovdiv.




Kështu qe të gjithë adhuruesve të muzikës funk djemtë e Funky Miracle u dhuruan dhjetë këngë autori, të interpretuara në një mënyrë profesionale. Sipas disa mendimeve ata janë trashëgimtarë të “Akaga” – një grup i stilit funk me një histori muzikore më se 20 vjeçe. Bateristi në Funky Miracle – Rado, është bir i Ivo Kazasovit, trumbetar në grupin “Akaga”. Trashëgimia mes brezave, kurse në rastin konkret – në muzikën funk, jep shpresa të mëdha për zhvillimin e stilit te ne.




Producentët e albumit debut të Funky Miracle – “Fly” janë Smilel's MUSIC dhe Perfect Records, kurse producenti muzikor është Borisllav Bojaxhiev. Ja se çfarë tha Vlladi Miçev – trombonisti në formacion:

“Unë dhe miqtë e mi jemi shumë të lumtur për albumin, se ai tashmë është fakt. Sigurisht që tërë kjo eufori që ndodh rreth tij është shumë e këndshme. Ne jemi të inspiruar nga fluturimi (“FLY”) dhe muzika e tij na krijon emocione të këndshme, nëpërmjet të cilave fluturojmë. Deshëm që në këtë mënyrë të ndihen edhe dëgjuesit tanë.”

Gjatë paraqitjes së albumit fansat e Funky Miracle panë gjithashtu spotin e këngës-pilot me titullin “Ajo madje nuk e kuptoi”. E gjithë kjo ndodhi me përkrahjen e grupit Akaga, të Ljubo Kirovit, Vlladimir Ampovit-Grafi, Angell Djullgerovit, Orlin Pavllovit, Preja, Southwick, vajzave të La Ti Da, Rut Kolevës dhe shumë fansave tanë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD