Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqata bullgaro-greke “Aristotel” dorëzoi dallimin e parë nderi për përkthyes të letërsisë

БНР Новини
Nikollaos Vllahakis

Ne nuk përkthejmë vetëm fjalë, por interpretojmë nocione, tha Zdravka Mihajllova – përkthyese e përsosur, njohëse e mrekullueshme e gjuhës bullgare dhe asaj greke. Ajo është edhe ndër themeluesit e rrethit intelektual “Aristotell”, qëllimi i të cilit është të transmetojë njohuri dhe mesazhe dhe të lidhë njerëzit.

Shoqata “Aristotel” hedh ura kulturore midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe njëra prej tyre është dhënia e dallimit nderi për përkthyes të letërsisë. Ky aktivitet është nën kujdestarinë e Ambasadës së Greqisë në Bullgari. Çmimi mban emrin e përkthyesit të njohur të veprave të shkrimtarit grek Nikos Kazanxhakis, bullgari Georgi Kufov. Mbajtësja e parë e këtij çmimi u bë Dragomira Vëllçeva, pedagoge e filologjisë së re greke dhe e teorisë së përkthimit në Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Kohët e fundit ajo përktheu “Asketiku” të Kazanxhakisit:

Dragomira Vëllçeva me dekoratën, Zdravka Mihajllova dhe Hristo Kufov (bir i përkthyesit Georgi Kufov)Romanet e Kazanxhakisit janë plotë probleme për përkthyesin – komentoi ajo. – Mirëpo, “Asketiku” nga njëra anë është një vepër e shkurtër, ndërsa nga ana tjetër për arsye se e zotëroj si gjuha e lashtë greke dhe ajo mesjetare, nga pikëpamja leksikologjike nuk më vështirësoi. Sfida ishte që të rikrijoj ritmin – këtë “britmë të çjerrë”, siç e quan vet shkrimtari, e cila ndjek ritmin e zemrës së tij dhe pasqyron emocionet e tij.

Aktiviteti kaloi nën shenjen e përvjetorit të 60-të të vdekjes së tij, për më tepër se viti 2017 u shpall vit kushtuar atij shkrimtari më të përkthyer grek. Të pranishmit e aktivitetit u përshëndetën nga Nikollaos Vllahakis – sekretar i përgjithshëm i informacionit dhe komunikacionit të Greqisë. Ai ka mbaruar filozofi në Universitetin e Sofjes, ka punuar në Ambasadën e Greqisë në Bullgari. Ky njeri i njoh përkthimet e Kazanxhakisit edhe në gjuhët e tjera, por vlerëson tepër lartë përkthimet e bullgarit Georgi Kufov. Në sajë të lidhjeve të tij farefisnore greke arrin të rikrijojë aromën e tokës së Kretës dhe shprehjes specifike të autorit.

"Afërsia midis gjuhës bullgare dhe asaj greke i detyrohet mënyrës së përngjashme të mendimit të të dy popujve – komentoi Vllahakisi. – Sonte nëpërmjet veprave të shkrimtarit grek Nikos Kazanxhakis u përpoqëm të dërgojmë një mesazh mbarënjerëzor. Tema me refugjatët është aktuale edhe më sot, dhe cakton politikat në Evropë. Kazanxhakisi e pranon refugjatin si “një person i shenjtë” (e ka parasysh fjalën e lashtë greke iketis – lutës për strehim). Imigrantët kanë nevojë për ndihmën tonë dhe duhet që me veprat tona t’u tregojmë përkrahje dhe solidaritet.

Në frymën e shkëmbimit kulturor bullgaro-grek do të theksojmë, se numri i fundit i Gazetës Letrare ia kushtohet letërsisë greke. Më 18 dhjetor në amfiteatrin “Melina Merkurij” në Selanimk do të prezantohet përkthimi i tregimeve të njërit prej autorëve më të respektuar bullgarë nga fillimi i shekullit të kaluar Jordan Jovkov “Legjenda e malit Stara Pllanina”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Ambasada e Greqisë në Bullgari



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Nata evropiane e muzeve” është sërish një festë për vizitorët kuriozë

Radhë pritjeje formohen përpara të gjitha muzeve dhe galerive të mëdha në një ditë të vitit. Kjo është koha kur zhvillohet iniciativa e përbashkët evropiane “Nata e muzeve”. Më 17 maj, muzetë dhe galeritë bullgare hapin dyert me hyrje falas për..

botuar më 25-05-17 8.00.PD
Margarit Canev - Margo

Artisti Margarit Canev – Margo largohet nga kjo botë me një fluturim

Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..

botuar më 25-05-13 7.05.PD
Rumen Rashev

Rumen Rashev – bullgari në krye të Baletit Kombëtar të El Salvadorit

Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..

botuar më 25-05-10 11.10.PD