Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekte të suksesshme, solistë të mrekullueshëm, muzikë e bukur – i tillë ishte viti 2017 për Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare

БНР Новини

Ndër larminë festive të veprimtarive muzikore vëmendja e auditorit u tërhoq nga koncerti i fundvitit të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Ai ishte pjesë e vargut “Muzikë në portrete” dhe ishte me pjesëmarrjen speciale të muzikantëve Rosen Genkov (gëdullka), Krëstjo Dimov (fyell) dhe këngëtarja popullore Petja Paneva.




Për ne viti 2017 ishte plotë muzikë dhe projekte të realizuara me sukses” – kështu dirigjenti Dimitër Hristov përgjithësoi rezultatet për orkestrën. “Si udhëheqës artistik i një formacioni prestigjioz për muzikën popullore Dimitër Hristovi gjithnjë synon t’i sjell gëzim publikut. Një interes të madh provokuan koncertet “Ritmi i Ballkanit”, në të cilat morën pjesë muzikantë nga Maqedonia, Serbia, Greqia... Një projekt tjetër i madh ishte “Tablo vokale instrumentale”, në të cilin u përfshin edhe këngëtarë nga Ansambli Popullor Folklorik “Filip Kutev” me dirigjent Georgi Genov. Vitin e dytë me radhë orkestra e muzikës popullore ekzekuton veprat e konkursit “Muzikë të Re Bullgare në 7/8” në qytetin Çepellare. Para kohe orkestra dha një koncert me rastin e përvjetorit të 70-të të lindjes së muzikantit Dobrin Panajotov – ish dirigjent i Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.




Tashmë 6 vite me radhë Dimitër Hristovi udhëheq orkestrën popullore të radios. Në punën e tij ai kërkon drejtime interesante për pasurimin e repertorit të formacionit. Shumë kompozitorë kanë punuar për muzikantët popullorë të Radios Kombëtare Bullgare. Programi i çdo koncerti është i pasur dhe i larmishëm. Qëllimi i dirigjentit, dhe i muzikantëve të orkestrës është të zhvillojnë dhe të përhapin muzikën popullore bullgare. Aktualisht Dimitër Hristovi kompozon muzikë për shfaqje teatrore të Teatrit në qytetin Pazarxhik, muzikë për Ansamblin e Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë dhe për Ansamblin Folklorik “Madara” në qytetin Shumen. Vitin e ardhshëm me Ansamblin “Trakija” Orkestra e Muzikës Popullore do të realizojë një projekt të madh.




Në prag të Vitit të Ri 2018 dirigjenti i Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare Dimitër Hristov uron shëndet dhe shumë buzëqeshje edhe në momentet e vështira. Ai na këshillon që të mos harrojmë mirësinë e cila na bënë njerëz të vërtetë. Krahas kësaj ai shpreh dëshirën e tij që të gjithë të pëlqejnë muzikën popullore bullgare e cila është plotë hare dhe gjallëri.




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD