Më 9 janar – dy ditë para hapjes zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, një diskutim katërorësh në Këshillit Konsultativ të Sigurimit Kombëtar pranë presidentit të republikës tregoi, se politikanët bullgarë sikur i kanë përballuar kontradiktat e ashpra mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, që ekzistonin.
Kur në mëzin e dhjetorit presidenti Rumen Radev tha, se do të thërrasë Këshillin Konsultativ mbi këtë temë, ai theksoi, se përsa i përket sigurisë dhe mbrojtjes ka “deficit të mendimit strategjik, ndërsa vendimet miratohen në mënyrë kaotike dhe “copë më copë”. Mirëpo, nga deklarata e presidentit pas mbledhjes së djeshme të këshillit u bë e ditur, se pjesëmarrësit dolën me vendim të përbashkët, e pikërisht, Bullgaria të dalë me propozime të qarta, të cilët të garantojnë dinamikën në arritjen e qëllimeve të Strategjisë Globale të BE-së në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, të forcojnë bashkëpunimin midis vendeve anëtare në këtë fushë, si dhe të ndihmojnë integrimin e plotë të forcave të armatosura, industrisë dhe shkencës mbrojtëse në projektet përkatëse.
Pas muajve të konfrontimit të hapur midis presidentit dhe qeverisë mbi çështjen e modernizimit të forcave të armatosura, tani kreu i shtetit përshëndeti qeverinë për planin kombëtar për shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes në 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto deri në vitin 2024. Ai e caktoi këtë si një bazë për konsolidimin e aftësisë kombëtare mbrojtëse. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të partisë në pushtet GERB Cvetan Cvetanov, në kuadrin e këshillit u arrit një konsensus i plotë politik përsa u përket prioriteteve në sferën e mbrojtjes. Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova, megjithëqë shprehu pajtim, se Bullgaria duhet të jetë pjesëmarrëse aktive në politikat evropiane të sigurimit dhe mbrojtjes, paralajmëroi, se ekonomia dhe industria kombëtare nuk kanë gatishmërinë të përfshihen aktivisht në politikën e përbashkët për mbrojtjen e Evropës dhe se në këtë drejtim qeveria vonon.
Ish ministri i mbrojtjes dhe ekspert i çështjeve ushtarake Velizar Shallamanov përkrahu vendimet e fundit të Këshillit Konsultativ të Sigurimit Kombëtar, por paralajmëroi, se që të mos mbeten vetëm si deklarata, por idetë e mira të realizohen, ato duhet të gjejnë vend në plane të aktualizuara, të cilët të bëhen baza e një programi kombëtar, i cili do të sigurohet me resurse. Para Radios Kombëtare Bullgare zoti Shallamanov komentoi me skepticizëm, se me mjetet e tanishme të parashikuara për mbrojtje qëllime ambicioze në plan ndërkombëtar nuk mund të realizohen.
Këshilli Konsultativ i Sigurimit Kombëtar u organizua me qëllim të diskutohet politika e përbashkët e jashtme dhe mbrojtëse e BE-së dhe roli i Bullgarisë në të gjatë Presidencës së rotacionit të Këshillit të BE-së. Presidenti Radev theksoi, se një aksent i rëndësishëm në punën e organit konsultativ ishte edhe “shpeshtimi i i krimeve të rënda kriminale” fakt ky i cili është tepër shqetësues. Vet ministri i brendshëm Valentin Radev nuk fshehu, se pushkatimi i një biznesmeni në një bulevard të kryeqytetit në fillim të presidencës bullgare, ngjall shqetësim te pushteti ekzekutiv. Në fund të fundit pjesëmarrësit ranë dakord, se për garantimin e sigurisë së shtetasve bullgarë është i domosdoshëm një koordinim më i madh midis institucioneve dhe përsosje e modelit të luftimit të krimit. Kur vendi qëndron para problemeve të tilla, vend dhe kohë për konfrontim midis pushtetarëve dhe opozitës nuk ka.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat..
Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose..