Fundjava u soli tifozëve të sporteve dimërore përjetime të paharrueshme. Në Bansko të Bullgarisë u zhvilluan startet e Kupës Botërore të Snoubordit. Ylli bullgar i këtij sporti te meshkujt Radosllav Jankov, që ditën e parë të rivalizimit nuk arriti të kalojë kualifikimet në sllallomin paralel vigan. Kështu në startin e parë të kësaj disipline fitues u bë kanadezi Xhejsi Xhej Andersën (Jasey Jay Anderson), ndjekur nga Nevin Gallmarini (Nevin Galmarini) nga Zvicra dhe italiani Edvin Korati (Edwin Coratti).
Ditën e diele 28 vjeçari Jankov u solli gëzim admiruesve të tij të shumtë, duke u klasifikuar i katërti në sllallomin paralel vigan. Ai kapërceu kualifikimet duke përfunduar të shtatin, gjë pas së cilës mundi snoubordistët Kaspar Fllueç (Kaspar Fluetsch) nga Zvicra dhe Rok Marguç (Rok Marguc) nga Sllovenia. Në gjysmëfinalen Radosllav Jankov humbi nga Edvin Korati, i cili gjatë kësaj stine prezantohet shumë mirë. Në finalin e vogël bullgari humbi nga kampioni i dyfishtë botëror Andreas Promeger (Andreas Prommegger) nga Austria. Fitues te burrat në klasifikimin përfundimtar u bë Nevin Gallmarini – lider edhe në renditjen për kupën botërore.
Para mediave Jankovi pranoi, se ishte pak i shqetësuar nga dëshira për të justifikuar shpresat e mëdha të publikut bullgarë. Në këtë sfond ai shprehu kënaqësi nga prezantimi dhe qetësi para Olimpiadës Dimërore.
Në sllallomin e dytë paralel vigan te femrat në Bansko bullgarja Teodora Pençeva, e cila nuk kaloi kualifikimet ditën e parë, u klasifikua në vendin e 25-të. Ky ishte prezantimi i saj më i mirë për këtë stinë. Fituese u bë Julija Duimcova (Julia Dujmovits) nga Austria. Në vendin e dytë dhe të tretë mbetën përkatësisht gjermanet Ramona Hofmajster (Ramona Theresia Hofmeister) dhe Selina Jorg (Selina Joerg).
Aleksandra Zhekova meritoi admirimet e publikut, duke fituar finalin e vogël në disiplinën sprint bordërkros. Pas prezantimit të mirë bullgarja arriti gjysmëfinalet, por mbeti e pesta në serinë dhe nuk u radhit për finalin e madh. Në finalin e vogël Zhekova u prezantua shumë mirë dhe në klasifikimin e fundit zuri vendin e shtatë. Garën e fitoi francezja Sharllot Bank (Charlotte Bankes), ndjekur nga bashkatdhetaria Nelly Moenne dhe italiania Mikella Mojolli (Michela Moioli).
Startet e fundjavës në Bansko ishin një trajnim për sportistët bullgarë para Lojërave Dimërore Olimpike në Pjongçang gjatë shkurtit. Snoubordistët më të mirë bullgarë Zhekova dhe Jankov ripohuan faktin, se janë në një formë të shkëlqyeshme para garës më të madhe botërore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..