#WeRemember është titulli, me të cilin sivjet Ministria e Punëve të Jashtme zgjodhi të tregojë simpatinë e vet ndaj Ditës ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të Holokaustit - 27 janar. Në iniciativë u përfshinë mbi 120 nëpunës nga të gjitha drejtoritë e Dikasterit diplomatik, të cilët postuan në faqet e veta në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me mesazhin “Ne mbajmë mend!”. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva rikujtoi ngjarjet rreth shpëtimit të 48 000 izraelitëve bullgarë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Sipas fjalëve të saj kjo vepër e popullit bullgar gjithmonë do të mbahet mend dhe do të përmendet nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare.
“Në këtë ditë më e rëndësishmja është të japim shembull me veprimet tona personale, se gjuha e urrejtjes dhe e dhunës janë absolutisht të papranueshme” – me këto fjalë ministrja Ekaterina Zaharieva hapi në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ekspozitën “Përtej detyrës”, kushtuar Ditës ndërkombëtare për kujtimin e viktimave nga “kampet e vdekjes”. Ajo prezantoi veprimtarinë e 36 diplomatëve prej 21 shteteve, të cilët kanë shpëtuar qindra izraelitë me rrezik për jetën e tyre personale gjatë Luftës së Dytë botërore. Ekspozita është përgatitur nga Ambasada e Izraelit dhe është në bazë të projektit të Qendrës botërore për rikujtimin e viktimave të Holokaustit “Yad Vashem”. Në lidhje me këtë Organizata e izraelitëve në Bullgari “Shallom” dalloi bullgarët e merituar në kuadrin e fushatës së vet “75 vjet - personat dhe fytyrat e paharrueshme të shpëtimit”.
Në momentin, kur Bullgaria po shënon 75 vjet nga shpëtimi i hebrenjve të vet, në Sofje ndodhet dhe një ekspozitë tjetër, e siguruar nga Muzeu shtetëror “Auschwitz-Birkenau” në Poloni, i cili sivjet feston 70 vjet nga krijimi i vet. Kampi gjerman i përqendrimit “Auschwitz-Birkenau” është simboli i Holokaustit dhe vendi më i njohur i gjenocidit në botë. Gjatë vitit 2005, gjatë kohës së 60 vjetorit nga çlirimi i kampit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpall 27 janarin për ditën ndërkombëtare për përkujtimin të viktimave të Holokaustit. Që të prezantojë ekspozitën “Njerëzit dhe ngjarjet. 70 vjet një veprimtari të Muzeut shtetëror “Auschwitz-Birkenau” në Sofje mbërriti personalisht zëvendës drejtori i tij Anxhej Kacozhik. Ai rikujtoi se, ky muze është hapur si rezultat i përpjekjeve të ish të burgosurit në kampet e përqendrimit, kurse akti formal, me të cilin bëhet kjo është ligji i posaçëm i pranuar nga Kuvendi i Polonisë gjatë vitit 1947. Atëherë një pjesë nga kompleksi i kampit është kthyer në muze, i cili është një farë monumenti dhe dëshmi për krimet naziste në Poloni. Misioni kryesor i muzeut është të zhvillojë veprimtari arsimuese dhe të ruajë dëshmitë e atyre, të cilët janë shpëtuar, si dhe konservimi dhe mirëmbajtja e çdo gjëje, që ka mbetur nga ish-kampi i vdekjes. Ekspozita “Njerëzit dhe ngjarjet” është mund të shihet Institutin kulturor polak në Sofje dhe do të mbetet aty deri më 15 shkurt.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila..
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të..