Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Efektet e Strategjisë së re evropiane për Ballkanin Perëndimor mbi Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së

БНР Новини
Foto: europa.eu

Bashkimi Evropian tashmë shpalli Strategjinë e vet për zgjerim në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Ajo pohon perspektivën evropiane të shteteve nga rajoni dhe përcakton afate konkrete kohore, brenda të cilave proceset e aderimit mund të zhvillohen për secilin shtet. Në se reformat në Serbi dhe Malin e Zi zhvillohen pa probleme, dhe po të zgjidhen shpejtë mosmarrëveshjet me shtetet fqinje, dy shtetet mund të përfundojnë negociatat e tyre para aderimit deri më 2025. Shqipëria dhe Maqedonia gjatë muajve të ardhshme mund të marrin nga KE-ja rekomandim për fillimin e negociatave para aderimit. Bosnjë e Hercegovina mund të bëhet kandidate për anëtarësi, kurse Kosova – të përshpejtojë përparimin e vet, duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE.

Perspektiva evropiane e shteteve të Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet e Presidencës Bullgare të këshillit të Bashkimit Evropian. Unanim për këtë prioritet në shoqërinë tonë ishte arritur akoma në mesin e vitit të kaluar. Për këtë arsye pas shpalljes së Strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor nga ana e KE-ja, Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje deklaroi se “Bullgaria arriti objektiven e vet dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor është kthyer në rendin e ditës të Bashkimit Evropian”. Mirëpo kjo është vetëm një etapë e ndërmjetme dhe hapat konkrete për realizimin e perspektivës evropiane do të zhvillohen në të ardhmen. Lidhur me këtë përfaqësuesja supreme e BE-së për çështjet e politikës së jashtme dhe për politikën e sigurisë Federica Mogherini tha se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e BE-së.

Kjo mund të thuhet edhe për pesë muajt e ardhshëm të Presidencës Bullgare të këshillit të Bashkimit Evropian. Përpjekjet e shtetit tonë në këtë situatë të re do të përqendrohen mbi punën për zbatimin e kritereve të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Gjashtë janë drejtimet, mbi të cilat shtetet do të duhet të përqendrohen: epërsia e ligjit, siguria dhe migracioni,  zhvillimi social dhe ekonomik, infrastruktura energjetike dhe ajo e transportit, digjitalizimi dhe heqja e roamingut, kështu edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Saktësimi i detyrave të secilit shteti do të duhet të bëhet para muajit maj, kur në Sofje do të zhvillohet samiti i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Zbatimi i Strategjisë për Ballkanin Perëndimor i ka gjithashtu përpjesëtimet e veta financiare. Komisioni Evropian propozon financimi i saj nga Instrumenti i Ndihmës Para-Aderimit deri më 2020 pak nga pak të rritet në kuadrin e mjeteve të parashikuara të paketës aktuale financiare. Për vitin 2018 tashmë është parashikuar shuma prej 1,07 mlrd euro për Ballkanin Perëndimor, mirëpo duhet të punohet edhe mbi kuadrin shumëvjeçar financiar të BE-së. Puna për hartimin e kornizës shumëvjeçare financiare pas 2020 gjithashtu është një nga prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, por tani duhet pasur parasysh se Strategjia e re për Ballkanin Perëndimor kërkon elemente suplementare në këtë kornizë të ardhshme.

Pranimi i Strategjisë për Ballkanin Perëndimor nuk do të thotë se i kemi kryer angazhimet tona si shtet-udhëheqës i Presidencës së Këshillit të BE-së. Dje, kur u shpall Strategjia, u bë e qartë gjithashtu se më 26 mars në qytetin detar bullgar Varna do të zhvillohet Samiti i Komisionit Evropian me Presidentihn turk Rexhep Erdogan. Në të do të diskutohen jo vetëm çështjet e normalizimit të marrëdhënieve të BE-së me Turqinë, por edhe probleme të tjera regjionale. Kështu me fillimin e muajit të dytë të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian detyrat dhe përgjegjësitë e Bullgarisë jo vetëm ndryshohen, por zgjerohen dhe shtohen. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Матео Пиантедози

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..

botuar më 24-09-21 7.05.PD

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD