Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Shqipëria – kronologjia e një miqësie

25 vjet pas nënshkrimit të Traktatit për fqinjësi mes dy shteteve

БНР Новини
Zv.Kryeministrja për reformën në drejtësi dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe Ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati
Foto: BGNES

Në rendin e ditës të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë sot me prioritet janë realizimi i potencialit tregtar dhe ekonomik, zhvillimi i infrastrukturës dhe lidhjeve dhe bashkëpunimi në fushën e energjetikës. Fakti se jetojmë në Ballkan, por nuk kemi mosmarrëveshje dhe probleme të pazgjidhura me njëra-tjetrën, është në të vërtetë shumë i mirë. Dhe mund të thuhet se pas njohjes së minoritetit bullgar në Shqipëri, tashmë nuk ka temë, mbi të cilën ka ndonjë tension. Bullgaria me prioritet punon për integrimin evropian dhe atlantik të Ballkanit Perëndimor. Rrugën tonë të përbashkët e tregojnë anëtarësitë në organizata të ndryshme ndërkombëtare – OKB-në, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshillin e Evropës, Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Iniciativën e Evropës Qendrore etj.

Por themeli i gjithë kësaj është vënë para 25 vjetëve në kushtet e ndryshimeve radikale sociale dhe politike.

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në Tiranë , Foto: arkivPas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha tiparet kryesore të regjimit totalitar në Shqipëri u ndryshuan në mënyrë të dukshme. Për udhëheqësit nga Partia e Punës e Shqipërisë u bë e qartë se socializmi me forcat tona nuk mund të realizohej dhe kërkimi i partnerëve ndërkombëtarë u bë i paevitueshëm.. Kështu në vitin 1988 marrëdhëniet mes Tiranës dhe Sofjes u ngritën në një shkallë më të lartë dhe misionet diplomatike pas gati dy dekadash udhëhiqeshin përsëri nga ambasadorë. Një shenjë tjetër e rëndësishme për këtë se Shqipëria kishte filluar të dilte nga izolimi total – përfaqësues të saj tashmë merrnin pjesë në takimet e rregullta të ministrave të jashtëm të vendeve ballkanike dhe bile gjatë vjeshtës së vitit 1990 në Tiranë u organizua samiti i radhës i këtij forumi.

Si në Shqipëri, ashtu dhe tek ne partitë komuniste arritën të mbanin pushtetin pas “ndryshimeve demokratike” dhe bile të fitonin zgjedhjet e para shumë partiake pas rënies së Murit të Berlinit, por për shkak të presionit nga ana e shoqërisë, ndryshimet u bënë të paevitueshme. Politika e jashtme e Tiranës tashmë ishte krejtësisht e hapur drejt botës demokratike e kjo u pasqyrua pozitivisht dhe në marrëdhëniet dypalëshe.

Kështu në vitin 1991 Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje, tashmë zhvillonte një politikë të qëllimshme drejt rritjes së bashkëpunimit, duke qenë se kjo ishte shumë e rëndësishme në plan rajonal, duke pasur parasysh fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe rritjen e tensionit në Ballkan.

Presidentët Sali Berisha dhe Zhelju Zhelev

Këmbeheshin vizita të nivelit të lartë dhe më të lartë. Gjatë majit të vitit 1992 ministri i jashtëm Alfred Sereçi bëri një vizitë zyrtare në Sofje dhe u mirëprit nga Presidenti Zhelju Zhelev, Kryeministri Filip Dimitrov dhe Kryetari i Kuvendit Aleksandër Jordanov. Deri në fund të vitit tre ministra bullgarë vizituan Tiranën dhe bëhej gjithnjë e më të qartë se marrëdhëniet dypalëshe jo vetëm aktivizoheshin, por edhe zhvilloheshin në drejtimin e duhur. Shqipëria bëri një gjeste shumë dashamirës – me dekret të Presidentit Berisha u hoqën vizat për shtetasit e Komunitetit Evropian, si dhe për vetëm dy vende të tjera – Turqinë dhe Bullgarinë.

Kështu pak nga pak, me përpjekjet këmbëngulëse të dy shteteve, meqenëse mes Sofjes dhe Tiranës nuk kishte probleme të vështira dhe të pazgjidhshme, më 14 shkurt 1993 në kryeqytetin shqiptar u nënshkrua Traktati për fqinjësi dhe bashkëpunim mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë nga presidentët Zhelju Zhelev dhe Sali Berisha. Praktika në jetën ndërkombëtare tregon se zakonisht nënshkrimi i një traktati të tillë kthehet në një fondament shumë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm, kurse 25 vitet e kaluara e pohojnë këtë tendencë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD