Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët nga qyteti Popovo punojnë verore që të mund të ndihmojnë vërsnikët e vet me probleme shëndetësore

БНР Новини

Po afron 1 marsi, një nga festat më të bukura bullgare, kur që të gjithë zbukurohemi me fije të bardha dhe të kuqe për shëndet në pritje të pranverës. Këtë ditë venë verore që të gjithë bullgarët, të cilët gjenden kudo nëpër botë. Shumë fëmijë bullgarë, punojnë verore dhe ua dhurojnë shokëve të vet, duke i njohur me traditat e bukura bullgare. Organizojnë dhe shumë aktivitete bamirëse, duke shitur veroret në përkrahje të nevojtarëve. Ju prezantojmë një “punishte veroresh” në qytetin e vogël Popovo, në Bullgarinë Verilindore. Popullsia e qytetit është mezi 15 mijë veta, por zemrat e tyre janë të mëdha dhe bujare. Për iniciativën bamirëse tregon Rosica Hristova , sekretare e vatrës së kulturës “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” në qytet.

Punishtja jonë para së gjithësh është një mesazh për mirësi, për një ndjeshmëri ndaj fëmijëve në qytetin tonë, të cilët kanë probleme shëndetësore. Sivjet filluam që më 15 shkurt dhe do të vazhdojmë deri më 3 mars. Iniciativa është krejtësisht e vatrës së kulturës në qytetin Popovo. Kauza jonë “Fëmijët u ndihmojnë fëmijëve” arrin të bashkojë tanimë për vit të 13 të radhës që të gjithë fëmijët nga të gjitha shkollat fillore në qytet, në ndihmë të nevojtarëve. Gjatë viteve të fundit përfshihen dhe fëmijë nga kopshtet, që të mund të tregojnë dhe ata mjeshtëritë e veta gjatë punimit të këtij simboli bullgar. Po shtohet dhe numri i vullnetarëve, të cilët i mësojnë pjesëmarrësit në punishte.

Снимка

Në vazhdim të dy javëve në orët e mëngjesit dhe në orët e pasdites, fëmijët punojnë verore dhe fusin shumë mjeshtëri dhe talent si dhe origjinalitet në punimet e veta. Ata njihen në këtë mënyrë me legjendat lidhur me veroret, me traditat dhe zakonet. Mësojnë dhe shumë vjersha dhe këngë kushtuar kësaj feste. Në punishte një mike e posaçme është mbesa e Gjyshe Martës ose vetë Gjyshe Marta. Në prag të 1 marsit në vatrën kulturore hapet një ekspozitë shumë w bukur, kurse banuesit e qytetit kanë mundësi të blejnë verore, të punuara nga fëmijët. Materialet janë të siguruara krejtësisht nga vatra e kulturës. Leshi, si dhe sendet e ndryshme zbukuruese, janë nga ne të moshuarit, kurse fëmijët fusin të gjithë krijimtarinë e vet. Në fund bashkë me vullnetarët nga Kryqi i Kuq Bullgar i Rinisë nga gjimnazi me patron Hristo Botev nisemi dhe shpërndajmë verore nëpër të gjithë qytetin. I shesim në 3 pika të qytetit. Çdo vit mbledhim rreth 800-1200 leva dhe që të gjitha paratë janë për fëmijët me probleme shëndetësore ose të dobët për nga ana sociale. Bashkë me Komunën vendosim se ku ti dhurojmë paratë. Sivjet paratë të cilat i kemi mbledhur do t’u drejtohen dy fëmijëve – Viki dhe Peshi, binjakë dy vjeç të cilët kanë probleme shëndetësore.”

Gjithnjë e më shumë njerëz i përgjigjen kësaj pune dhe nisme vullnetare. Në këtë mënyrë ndihmohen familjet në nevojë, por jo më e pakët është dhe kënaqësia nga kauza e mirë për mjeshtrit e vegjël.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: pgss-popovo.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD
Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD