Shënojmë 25 vjet nga nënshkrimi i Traktatit për fqinjësi dhe bashkëpunim ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë. Minoriteti bullgar në Bullgari u njoh zyrtarisht gjatë vitit të kaluar. Përpjekjet diplomatike nga ana e Bullgarisë në përkrahje të perspektivës evropiane të shtetit të Ballkanit Perëndimor janë të vazhdueshme. Tendencat në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë pozitive. Dhe zakonisht kur flasim për marrëdhënie të mira, në vend të parë përmendim përpjekjet e shumta të politikanëve dhe diplomatëve të të dyja shteteve. Dhe shpesh harrojmë kontributin e “heshtur” të shkencëtarëve, të cilët merren me çështje me interes të ndërsjellët dhe janë ata, të cilët krijojnë kushtet e domosdoshme për thellimin e lidhjeve mes dy popujve.
Një nga shembujt e mirë për punë të përkushtuar dhe këmbëngulëse është monografia e historianes Dr. ILiana Ilieva për periudhën më dinamike në zhvillimin e lëvizjeve për çlirim kombëtar të popujve ballkanikë në vigjiljen e Luftrave Ballkanike. Në pothuaj 450 faqe janë botuar të gjitha raportet që ruhen në arkivat bullgare për Shqipërinë dhe për shqiptarët në periudhën 1909-1912.
Diplomatët bullgarë filluan të merren me çështjen shqiptare në fillimin e shekullit të 20-të për shkak të lidhjes së drejtpërdrejt të saj me çështjen maqedonase, që për popullin tonë ishte një problem i dhimbshëm. Qëllimi i politikës sonë të jashtme ishte që të përdoreshin të gjitha rrethanat e favorshme për bashkimin e të gjitha trojeve të populluara me bullgarë brenda kufijve të Bullgarisë së sapokrijuar. Më të angazhuarit me temën maqedonase atëherë kanë qenë përfaqësuesit tonë në Romë, në kryeqytetet ballkanike dhe në përfaqësitë tregtare në regjion. Disa janë emrat, të cilët dallohen në periudhën e studiuar nga doktorja Iliana Ilieva – Nedjallko Kollushev, Dimitër Rizov, Atanas Shopov, Mihaill Sarafov.
“Jo të gjithë prej tyre kanë qenë të mendimit se kishte nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë me shqiptarët, por me siguri i kanë simpatizuar ata – tregoi doktorja Iliana Ilieva. Për mua populli shqiptar është një fenomen i jashtëzakonshëm. Shqiptarët jetonin të shpërndarë, larg njëri-tjetrit, të ndarë nga hakmarrjet e shumta dhe në kushtet e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme. Dhe vetëm në kuadrin e një dekade ky popull u zgjua, u organizua rreth kauzës kombëtare, rreth dëshirës për një alfabet të përbashkët me shkronja latine, krijoi shkollat e veta. Pas vitit 1908, pas Revolucionit të Xhonturqve , themeloi qindra shkolla, zhvilloi një veprimtari të konsiderueshme botuese dhe u bashkua rreth udhëheqësve kombëtarë me kërkesë për Shqipëri autonome. Kjo është gjëja, që më ka impresionuar gjithmonë.”
Duke shfletuar faqet e monografisë, lexuesi kupton, se raportet e diplomatëve bullgarë, të lidhura me ngjarjet në trojet shqiptare, përfundojnë pa pasoja. Pyes doktoren Iliana Ilieva në se zyrtare pozita pasive e shtetit bullgar na sjell më shumë efekte pozitive, apo përkundrazi – më shumë efekte negative.
“Nuk mund t’i përgjigjem kategorikisht kësaj pyetjeje. Kjo, që mund ta pohoj është se kryengritjet shqiptare nga vitet 1909-19011 çuan deri në shpërthimin e Luftërave Ballkanike. Kryesisht gjatë 1911-ës – Kryengritja e Malësorëve dhe lëvizja çlirimtare në të gjitha territoret shqiptare, dërgimi i 60 mijë ushtarëve turq në Malësi, krijuan një tension tepër të madh në Ballkan. Mali i Zi, Greqia dhe Serbia kishin frikë se shteti i pavarur shqiprat mund të shpallej së shpejti, sepse kishin plane për aneksimin e territoreve të populluara me shqiptarë. Bullgaria, nga ana e saj, vlerësoi se Turqia është mjaft e dobët dhe se momenti është i përshtatshëm për fillimin e luftës për çlirimin e popujve të mbetur në kufijtë e perandorisë. Që nga lindja e lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve pozita e qeverisë bullgare, e lidhur me të, ishte pasive, por nuk mund të thuhet se ishte e gabuar. Jam e bindur se qëllimi i vetëm i qeverive të atëhershme ishte mbrojtja e interesit tonë në Maqedoni dhe bashkimi kombëtar i të gjitha trojeve të populluara me bullgarë” - është kategorike Dr. Ilieva.
Kufijtë kronologjike e studimit përcaktohen qartë nga dy ngjarjet e rëndësishme në historinë e Ballkanit – Revolucioni i Xhonturqve në 1908 dhe fillimi i Luftës së Parë Ballkanike në 1912. Teksti e ndjek kronologjinë e ngjarjeve. Pesë kapitujt pasqyrojnë etapat e ndryshme të lëvizjes shqiptare dhe interesin në rritje të të gjitha palëve të interesuara.
Në fakt studimi i Dr. Iliana Ilieva është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe, si për historiografinë bullgare, kështu edhe për atë shqiptare. Bile mund të them se kontributi i saj për shkencën shqiptare është akoma më i konsiderueshëm, duke pasur parasysh se ofron një pikëpamje të ndryshme ndaj lëvizjes çlirimtare shqiptare. Por kolegët e saj shqiptarë do të mund të përdorin frytin e punës së historianes vetëm pas përkthimit të monografisë. Tani vetëm bullgarisht folësit mund ta lexojnë atë.
Foto: arkiv
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus"...