Përvojën korale Elena Bozhkova e grumbulloi në Ansamblin e Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, në të cilin hyri në vitin 1972. Ajo është njëra prej atyre këngëtareve zëëmbla, të cilat kontribuuan për përhapjen e lavdisë së folklorit bullgar anë e mbanë botës. Ansambli Vokal i Grave të Radios Kombëtare Bullgare fitoi popullaritet pasi në vitin 1986 në tregun muzikor doli disku i dytë i producentit zviceran Marsell Selie “Misteri i Zërave Bullgarë”. Në vitin 1990 ky disk fitoi “Grami” ndërsa në vitin 1997 Marsell Selie lejoi që kori të marrë këtë emër. Me këtë kor Elena Bozhkova ka dhënë koncerte në sallat më prestigjioze të Evropës dhe Amerikës.
Vet këngëtarja kujton, se i nevojitej shumë punë, krahas talentit që posedonte, për të filluar të këndojë si interpretueset etalon të Ansamblit – Nadexhda Hvojneva, Ollga Borisova, Kremena Stançeva, Kalinka Vëllçeva.
Elena Bozhkova është mbajtëse e një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare: medalje të artë të Konkursit Ndërkombëtar të Muzikës Popullore të Radios së Bratislavës (1981), dekoratën e Festivalit “Danubi, Danubi blu” – Novi Sad (1986), fletë nderi të Ministrisë së Kulturës (2004), urdhrin “Stara Pllanina” (2008), e shumë të tjera. Përvoja e grumbulluar në korin “Misteri i Zërave Bullgarë”, arsimi i lartë mbaruar në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski” – Bllagoevgrad, sot i ndihmojnë shumë në punën e saj në vatrat e kulturës. Prej vitesh këngëtarja udhëheq grupe amatore artistike në Sofje dhe në disa prej lagjeve të kryeqytetit.
Vet ajo pranon, se ka shumë interesa, prandaj kërkimet e saj janë të pafundme. “Përfitova nga përvoja e dirigjentëve Krasimir Kjurkçijski, Dora Hristova, Dimitër Dinev, Georgi Genov, Stefan Mutafçiev, me të cilët kam punuar gjatë viteve të karrierës sime si këngëtare. Përvojën e tyre e aplikoj si dirigjente e grupeve amatore artistike “Çubriçançe” pranë Vatrës së Kulturës “Dobri Çintullov” në Sofje, “Çuçuligi” në lagjen Vrazhdebna, Grupit të Burrave nga lagja Kurillo, “Omajni Gllasove” nga lagja Novi Iskër – rrëfen këngëtarja dhe vazhdon: – Me nxënësen time të rritur Polina Paunova marrin pjesë në projektin “Divi Gllasove” (“Zëra të egër”). Librat të cilët i shkrova janë të frymëzuara nga dashuria ime ndaj folklorit. Deri tashti u botuan gjashtë prej tyre: “Dashuri”, “Nëna”, “Me pulsin e Misterit të Zërave Bullgarë”, “Midis Zotit dhe zjarrit”, “Zhabina”, “Muzika e egër e Shopllukut”. Jam duke përgatitur një manual për këngëtarë, të cilët punojnë në mënyrë më intensive me zërin e tyre.”
Edhe më sot Elena Bozhkova me emocion kujton një koncert në të hapur me korin “Misteri të Zërave Bullgar” në Torino të Italisë.
“Ky ishte një koncert unik të cilin e dhamë në një shesh në Torino. Këngëtaret e korit ishim në një ballkon në katin e tretë të një godine në qendrën e qytetit. Ne këngëtaret qëndruam në një distancë përafërsisht 6 metra njëra nga tjetra. Dirigjentja jonë Dora Hristova drejtonte interpretimet tona nga sheshi. Megjithëqë distanca midis neve ishte e madhe arritëm të realizojmë një koncert të mrekullueshëm. Ishim si engjëj të cilët këndojnë nga qielli. Tingujt e interpretimeve tona ishin si një reshje kozmike mbi publikun, i cili nuk pushonte të duartrokiste. Për këtë koncert na propozuan plejbek, por ne refuzuam, sepse kudo që të japim koncerte këndojmë. Më pëlqen atë, të cilën e bëj.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..