Përfaqësues të më se 80 organizatave joqeveritare të Ballkanit Perëndimor dhe regjionit të Detit të Zi u mblodhën në Sofje për të krijuar një rrjet të monitorimit të politikave shtetërore në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe barazisë së sekseve. Qëllimi është të formulohen politika të qëndrueshme dhe efektive për të ardhmen. Forumi në Sofje dha mundësi për kontakte midis vendeve të pellgut të Detit të Zi dhe të Evropës Juglindore. Një prioritet specifik i Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së është pikërisht perspektiva dhe konektiviteti evropian i Ballkanit Perëndimor. Me këtë argument Ministria e Punëve të Jashtme përkrahu dhe mori pjesë në organizimin e konferencës.
“Çdo nismë e sektorit civil ose rretheve akademike ndikon mbi presidencën bullgare” – tha Monika Panajotova – zëvendës ministre e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së 2018. “Si kryetare e Këshillit të BE-së Bullgaria merr pjesë në grupin e punës, i cili merret me aplikimin e qëllimeve globale të zhvillimit në shtetet e ndryshme. Temat për sigurinë, mjedisin, sfidat demografike, digjitalizimin, “revolucionin 4.0” përbëjnë sfida në sferën e rendit dhe sigurisë së brendshme, sigurisë energjetike, mbrojtjen kibernetike dhe sigurinë sociale. Për kapërcimin e të gjitha këtyre sfidave është i domosdoshëm një qëndrim kompleks dhe integruar. Që t’u përgjigjemi realiteteve të reja është i domosdoshëm një transformim i shoqërisë dhe i ekonomisë. BE-ja nuk është vetëm një bashkim i shteteve ose një lidhje të ekonomive, ai është më tepër një bashkim i konektivitetit midis njerëzve. Çdo nismë dhe veprim konstruktiv të cilët sigurojnë qëndrueshmërinë dhe progresin, kanë vlerën e tyre të shtuar.”
“Shkaku, që në rendin e ditës të përfshihet politika e shteteve evropiane ndaj migrantëve ishte, se ajo ushtron një ndikim të madh mbi shoqërinë” – tha në diskutimin e tij Shejmës Xhefersën – drejtor i organizatës joqeveritare CONCORD për ndihmë dhe zhvillim. “Brenda dy-tre viteve të fundit politika ndaj migrantëve në BE-në të përkrahur nga qeveritë e shteteve përkatëse evropiane, realizohet nën tezën mbrojtëse, se duhet t’i jepet fund fluksit të emigrantëve. Një e pesta e ndihmës së lëshuar për përballimin e problemeve me migrantët përbëjnë para, të cilat bëhen premisë për korrupsion në shtetet evropiane. Mirëpo çmimi për këtë fluks të migrantëve paguhet këtu në Evropë, jo në ndonjë shtet tjetër, qoftë Afrikën, qoftë Amerikën Latine, qoftë Azinë. Pranimi, integrimi, qëndrimi i njerëzve që mbërrijnë në Evropë ndihmohet me mjete financiare të caktuara për luftimin e varfërisë. Më shumë mjete u harxhuan për ndihmë të refugjatëve, se sa për ndihmë humanitare për rajonet e varfra. Është paradoksale sepse u përfshin çfarëdolloj masash pa platforma të menduara kombëtare, dhe në vend të zgjidhet, problemi u zmadhua. Kjo i detyrohet mënyrës së gabuar të shfrytëzimit të fondeve. Prandaj puna e sektorit joqeveritar është që tani të zbulojë për çfarë harxhohen mjetet shoqërore dhe në ç’shkallë ato fonde arrijnë qëllimet për të cilat u krijuan ose u riorientuan.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: bg-eupresidency.gov.bg
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila..