Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sektori joqeveritar duhet të zbulojë për çfarë harxhohen mjetet shoqërore të caktuara për zgjidhjen e problemeve me migrantët

Evropa dëgjoi idetë e presidencës bullgare për konektivitetin e sektorit joqeveritar të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Detit të Zi

БНР Новини
Monika Panajotova

Përfaqësues të më se 80 organizatave joqeveritare të Ballkanit Perëndimor dhe regjionit të Detit të Zi u mblodhën në Sofje për të krijuar një rrjet të monitorimit të politikave shtetërore në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe barazisë së sekseve. Qëllimi është të formulohen politika të qëndrueshme dhe efektive për të ardhmen. Forumi në Sofje dha mundësi për kontakte midis vendeve të pellgut të Detit të Zi dhe të Evropës Juglindore. Një prioritet specifik i Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së është pikërisht perspektiva dhe konektiviteti evropian i Ballkanit Perëndimor. Me këtë argument Ministria e Punëve të Jashtme përkrahu dhe mori pjesë në organizimin e konferencës.

Çdo nismë e sektorit civil ose rretheve akademike ndikon mbi presidencën bullgare” – tha Monika Panajotova – zëvendës ministre e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së 2018. “Si kryetare e Këshillit të BE-së Bullgaria merr pjesë në grupin e punës, i cili merret me aplikimin e qëllimeve globale të zhvillimit në shtetet e ndryshme. Temat për sigurinë, mjedisin, sfidat demografike, digjitalizimin, “revolucionin 4.0” përbëjnë sfida në sferën e rendit dhe sigurisë së brendshme, sigurisë energjetike, mbrojtjen kibernetike dhe sigurinë sociale. Për kapërcimin e të gjitha këtyre sfidave është i domosdoshëm një qëndrim kompleks dhe integruar. Që t’u përgjigjemi realiteteve të reja është i domosdoshëm një transformim i shoqërisë dhe i ekonomisë. BE-ja nuk është vetëm një bashkim i shteteve ose një lidhje të ekonomive, ai është më tepër një bashkim i konektivitetit midis njerëzve. Çdo nismë dhe veprim konstruktiv të cilët sigurojnë qëndrueshmërinë dhe progresin, kanë vlerën e tyre të shtuar.”

Shkaku, që në rendin e ditës të përfshihet politika e shteteve evropiane ndaj migrantëve ishte, se ajo ushtron një ndikim të madh mbi shoqërinë” – tha në diskutimin e tij Shejmës Xhefersën – drejtor i organizatës joqeveritare CONCORD për ndihmë dhe zhvillim. “Brenda dy-tre viteve të fundit politika ndaj migrantëve në BE-në të përkrahur nga qeveritë e shteteve përkatëse evropiane, realizohet nën tezën mbrojtëse, se duhet t’i jepet fund fluksit të emigrantëve. Një e pesta e ndihmës së lëshuar për përballimin e problemeve me migrantët përbëjnë para, të cilat bëhen premisë për korrupsion në shtetet evropiane. Mirëpo çmimi për këtë fluks të migrantëve paguhet këtu në Evropë, jo në ndonjë shtet tjetër, qoftë Afrikën, qoftë Amerikën Latine, qoftë Azinë. Pranimi, integrimi, qëndrimi i njerëzve që mbërrijnë në Evropë ndihmohet me mjete financiare të caktuara për luftimin e varfërisë. Më shumë mjete u harxhuan për ndihmë të refugjatëve, se sa për ndihmë humanitare për rajonet e varfra. Është paradoksale sepse u përfshin çfarëdolloj masash pa platforma të menduara kombëtare, dhe në vend të zgjidhet, problemi u zmadhua. Kjo i detyrohet mënyrës së gabuar të shfrytëzimit të fondeve. Prandaj puna e sektorit joqeveritar është që tani të zbulojë për çfarë harxhohen mjetet shoqërore dhe në ç’shkallë ato fonde arrijnë qëllimet për të cilat u krijuan ose u riorientuan.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: bg-eupresidency.gov.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD