Kur e ke bërë mirë një punë, duhet të tregosh për këtë. Pikërisht këtë e bënë disa shkencëtarë nga Instituti Shkencor Maqedonas pasi u kthyen nga Republika e Kosovës, ku u takuan me bashkatdhetarët tanë atje. Rasti i vizitës ishte nënshkrimi i një memorandumi për bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës në sferat e veprimit të dy institucioneve – historia, etnologjia, kultura, folklori, gjuha. Instituti Shkencor Maqedonas është një organizatë shkencore bullgare, e themeluar në vitin 1923, e cila ka qëllim studimin e krahinës gjeografike Maqedonia. Gjatë regjimit komunist ai u mbyll dhe puna e tij u rimëkëmb në vitin 1990. Aktualisht bashkëpunëtorët e tij janë më shumë se 80 nga fusha të ndryshme shkencore. Doc. dr. Aleksandër Grebenarov, drejtor i Institutit Shkencor Maqedonas, e shpjegoi interesin ndaj punës së përbashkët me Institutin në Prishtinë me lidhjen e drejtpërdrejtë historike të Bullgarisë me trojet e Kosovës.
Gjatë Shtetit të Parë Bullgar, si dhe gjatë atij të dytë, Kosova ka qenë në kufijtë e Bullgarisë së Mesjetës. Më vonë – në periudhën 1916-1918, disa prej trojeve të Kosovës hynë në kufijtë e shtetit bullgar. Pas vitit 1941 përsëri disa troje të Kosovës ishin për një periudhë të shkurtër në kufijtë e shtetit bullgar, si ato të Maqedonisë, Trakisë Perëndimore dhe Dobruxhës. Në Kosovë gjithmonë ka pasur tronditje, sepse atje mbizotërojnë shqiptarët, por përbërja etnike ndryshon shumë vrullshëm në çdo një ose dy shekuj – na shpjegoi doc. dr. Aleksandër Grebenarov.
Nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim mes dy instituteve u bë rasti i vizitës tek bashkatdhetarët tanë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. - Arsyeja shkencore për shpalljen e banorëve të këtyre krahinave “bullgarë” është në vend të parë gjuha e tyre. Specialistja i të folurve bullgare në territorin e Kosovës dhe të Shqipërisë. prof. Luçia Antonova, na shpjegoi se atje përvijohen qartë krahinat Gora dhe Zhupa, si dhe disa vendbanime në rajone të tjera, ku fliten dialekte bullgare.
Bën përshtypje të madhe se megjithë kthesat e historisë këto dialekte bullgare në Kosovën Jugore, në rajonin e Prizrenit, ruhen edhe sot e kësaj dite, megjithëse në këto rajone është mësuar seriozisht gjuha serbe. – vuri në dukje prof. Antonova, duke nënvizuar se “më tipike është ruajtja e morfologjisë bullgare”.
Prof. Antonova shtoi se në rajonet e shënuara ka shumë toponime me prejardhje bullgare. Ajo dha si shembull qytetin Rahovec, i cili është i njohur për faktin se atje banojnë bullgarë. Atje haset gjithashtu mbiemri “Bullgari”. Që prej disa vitesh e këtej në Kosovën Jugore organizohen kurse të gjuhës bullgare, sepse atje ka të rinj, të cilët kanë dëshirë të bëjnë studime në universitetet tona.
Krahas nënshkrimit të memorandumit mes dy instituteve patëm mundësinë të zhvillojmë disa takime politike – tha deputeti dhe anëtar i Institutit Shkencor Maqedonas Krasimir Bogdanov. – Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë një qëndrim shumë pozitiv ndaj Republikës së Bullgarisë dhe mendoj se kjo është një mundësi për bashkëpunimin tonë të mirë në të ardhmen. Një prej detyrave më të rëndësishme të kësaj vizite për mendimin tim ishte kontakti me njerëzit, të cilët e shpallin veten bullgarë. U takuam me përfaqësues të dy prej organizatave bullgare atje.
Dr. Anton Pançev, specialist në lëmin e albanologjisë, komentoi mundësitë për njohjen e bashkësisë bullgare në Republikën e Kosovës. Sipas tij në rast ndryshimi eventual të Kushtetutës së Kosovës, mund të shtohen akoma grupe etnike. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë në vitin 2011 tregoi se në komunat Prizren dhe Dragash, ku janë përqendruar bullgarët e këtij vendi, numri i atyre, të cilët nuk kanë dhënë përgjigje për përkatësinë e tyre etnike, ose janë përgjigjur me “tjetër”, është dhjetë herë më i madh sesa ai në komunat e tjera të Kosovës. Bullgarët në Kosovë gjenden në një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale, përveç kësaj ndodhen nën presionin e propagandës së huaj, gjë që e bën ndihmën e Bullgarisë shumë të domosdoshme.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..