Çdo vit shkencëtarët përballen me sfidën të krijojnë në mënyrë të rrufeshme vaksinën e radhës kundër mutacionit aktual të gripit, i cili do të përhapet në botë gjatë sezonit përkatës. Por kjo mund të ndryshohet, në se shkencëtarët nga Instituti i mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave arrijnë ta përpunojnë me sukses ashtuquajturën vaksinë të ADN-së kundër gripit.
Vaksinat e ADN-së kundër gripit janë një risi në imunologji dhe për përpunimin e tyre krijohen molekula kimerike me anë të metodave të inxhinierisë gjenetike dhe qëllimi është që ato të jenë efektive kundër të gjitha shtameve të gripit.
Vaksinat e ADN-së prodhohen më lehtë, por prodhimi i tyre në masë mund të fillojë pas zhvillimit të hulumtimeve të suksesshme klinike – tha drejtori i Institutit të mikrobiologjisë prof. Hristo Najdenski. – Po ndodhemi në etapën e modelit laboratorik eksperimental dhe ka nevojë për shumë hulumtime para se të arrijmë në çastin kur do të mund t’i lëshojmë në treg. Për këto vaksina nuk është me rëndësi lloji i serotipit të virusit të influencës.Për shembull gjatë këtij sezoni vjeshtë-dimër kemi një vaksinë kuadrivalent – ajo jep rezultate, por nuk do të jetë efektive vitin e ardhshëm, sepse spektri i serotipeve të influencës mund të ndryshohet. Kjo vëzhgohet çdo vit, duke pasur parasysh sa të ndryshueshme janë proceset epidemiologjike dhe viruset. Vaksinat e ADN-së janë më të sigurta nga kjo pikëpamje dhe më polivalente krahas vaksinave që përdoren tani dhe që ka nevojë të ndryshohen çdo sezon.
Studimet e lidhura me vaksinat janë vetëm një nga problemet, mbi të cilat punojnë shkencëtarët nga Instituti i Mikrobiologjisë. Para pak koshe ata shënuan përvjetorin e 71-rë të themelimit të institucionit të tyre dhe përvjetorin e 140-të të lindjes së themeluesit të Institutit prof. Stefan Angellov. Në departamentet e tij të ndryshme janë duke studiuar shkaktarët e shumë sëmundjeve – papillomaviruset humane, enteroviruset, polioviruset. Zhvillohen studime të lidhura me tuberkulozin, kancerin, artritin reumatoid.
Bima Rhodiola Rosea, e njohur ndryshe si Rrënja e artë, është baza, mbi të cilën zhvillohen studime për krijimin e ilaçit kundër kancerit. Deri tani shkencëtarët kanë arritur rezultate të mira në kultivimin e bimës dhe kanë izoluar lëndët e saj aktive, të cilat mbytin qelizat kancerogjene. Sipas profesorit Hristo Najdenski ilaçi mund të jatë efektiv kundër disa nga llojet e sëmundjes. Një qëllim tjetër i arritur nga mikrobiologët është të ulin shkallën e dhimbjes së pacientëve me artrit reumatoid dhe të lehtësojnë lëvizjet e tyre.
Aktualisht një nga problemet e shumta, të cilat përpiqemi t’i përballojmë janë mbeturinat prej celuloze dhe kryesisht materialet higjienike, të cilat i përdorin kozmonautët në gjatë fluturimeve të tyre në hapësirë – tha profesori Hristo Najdenski. – Qëllimi ynë i ardhshëm është Marsi dhe në lidhje me këtë po përpiqemi të bëjmë kështu që t’i përfshijmë këto mbeturina në një cikël rrethor dhe me ndihmën e mikroorganizmave të prodhojmë prej mbeturinave produkte të vlefshme për shëndetin e ekuipazhit. Kjo është një sfidë tepër e madhe, sepse këto fluturime do të zgjasin në të vërtetë shumë.
Me siguri në të ardhmen mund të presim shumë nga mikrobiologët, sepse të fshehtat në lëndën e tyre janë më shumë se sa janë gjërat e zbuluara.
Ne dimë shumë pak për botën e mikroorganizmave. Kemi studiuar vetëm 1% prej tyre – tha prof. Hristo Najdenski. Mikroorganizmat nuk i njohin kufijtë – derisa studiojmë një nga shtamet, ai tashmë është ndryshuar nën ndikimin e ambientit. Dhe kjo provokon shumë pyetje sepse klasifikimet e mikroorganizmave të bëra para një shekulli tashmë nuk janë aktuale për shkak të ndryshimeve të klimës dhe faktorëve të ndryshme (përfshin këtu dhe veprimtarinë e njeriut). Në Kozmos ka rrezatime të fuqishme, të cilat gjithashtu ndikojnë fortë mikroorganizmat dhe llojet e tyre.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..