Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Fëmijëror i Pashkës në Bosilegrad

БНР Новини

Bosilegrad shtrihet në kufirin midis Bullgarisë dhe Serbisë. Popullsia është kryesisht bullgare dhe edhe më sot ruan traditat, ndërgjegjen dhe gjuhën amtare. Vite me radhë këtu mblidhen fëmijë bullgarë për festat e Pashkës së Madhe. Festivali i sivjetshëm i XXV Ndërkombëtar i Fëmijëve kushtuar festës priti 800 fëmijë nga gjashtë shtete. Ata prezantojnë krijimtarinë e tyre, përfshihen në garat e ndryshme dhe në programet kulturore të organizuara në kuadrin e veprimtarisë. Me kalimin e viteve festivali u kthye në një nga veprimtaritë e rëndësishme për ruajtjen e vlerave dhe traditave bullgare në ditën e sotme. Një nga aktivitetet është konkurrimi për ngjyrosjen e vezës më të mirë. Programi i festivalit, që mbahet nga 2 deri më 9 prill përfshin ekspozita, koncerte, punishte, shfaqje teatrore.

Aleksandër Dimitrov është njeri prej organizatorëve të veprimtarisë, që nga themelimi i saj.

Kaluan 25 vjet që kur organizuam festivalin e parë. Kjo nuk është pak, sepse filluam nga zeroja. Edhe nuk menduam, se kjo veprimtari do të zhvillohet dhe do të zmadhohet aq shumë. Për edicionin jubilar ftuam fëmijë nga 10 shtete, por arritën të vijnë vetëm nga 6. Ka përfaqësues të Rumanisë, Moldavisë, Hungarisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Kështu që Pashkën e Madhe sivjet në Bosilegrad do të festojnë nja 700-800 fëmijë. Edicionin e parë të këtij festivali e organizuam në vitin 1994 si një konkurrim midis fëmijëve të qytetit tonë për thyerjen e vezëve të Pashkës. Megjithëqë nuk u bënë të gjithë fitues, atmosfera ishte argëtuese, festive dhe gazmore. Vendosëm që vitin tjetër prapë të organizojnë një veprimtari të ngjashme dhe kështu filloi gjithçka. Vit pas viti pasuruam aktivitetet dhe veprimtaritë. Zbuluam se një festival i tillë ka një potencial të madh dhe se duhet ta zgjerojmë. Gjetëm donatorë kryesisht nga Bullgaria. Kështu filluam nga asgjë dhe arritëm deri te Parlamenti Evropian. Para pak kohe, më 28 shkurt, aty rregulluam një ekspozitë “Bosilegradi para dhe tani” duke vërë theksin mbi Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve kushtuar Pashkës. Në kuadrin e Programit të Komisionit Evropian “Evropa për festivale, festivale për Evropë”, para dy vitesh na dalluan për ruajtjen e traditave dhe zakoneve, për dashuri dhe tolerancë. Festivali në Bosilegrad u radhit ndër festivalet më të mira evropiane dhe tani jemi pjesë e Bashkisë Evropiane të Festivaleve. E gjithë kjo tregon, se puna që bëjmë nuk është kot.”

Снимка

Ditën e Pashkës do të jetë gara me vezët. Çfarë do të përfshijë programi i ditës festive na tregon Aleksandër Dimitrov:

Si çdo vit edhe tani do të përpiqemi që programi festiv të jetë interesant. Posaçërisht për jubileun ditën e Pashkës do të ketë disa shfaqje teatrore. Do të prezantohen “Mallo Teatro” nga Hungaria, “Sëllza dhe smjah” (“Lot dhe gaz”) nga Bullgaria. Aktiviteti m interesant do të jetë koncerti i Ansamblit “Bëllgare” me shfaqjen “Çudia e Tetë”. Të shtunën e Madhe organizojmë një ekskursion të fëmijëve deri te Manastirin Rillski. Vitin e 12-të me radhë e frekuentojmë këtë vend të shenjtë bullgar. Pas kësaj kthehemi në Bosilegrad për garën me vezën e Pashkës. Parashikojmë edhe një koncert tjetër me muzikë më dinamike dhe valle moderne. Edicioni jubilar i festivalit përputhet me Presidencën e parë Bullgare të Këshillit të BE-së, motoja e së cilës është “Bashkimi e bënë forcën”. E tillë është edhe misioni i Festivalit Fëmijëror i Pashkës në Bosilegrad, i cili prej vitesh  dërgon mesazhe për dashuri, mirëkuptim, bashkëjetesë në një botë më të mirë pa kufi dhe paragjykime, një botë – plotë shpresë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoqëria civile bën thirrje për polici efektive dhe për t'i dhënë fund abuzimit me kafshët

Bullgari gjithmonë i trajtonte kafshët shtëpiake me mirënjohje dhe respekt. Kali, kau, gomari, lopa ishin partnerët dhe ndihmësit më besnikë të popullit tonë në punën fushore që nga koha të lashta. Depërtimi i mekanizimit dhe teknologjisë hoqi rolin e..

botuar më 25-04-04 5.30.MD

Mbretëria e muflonëve ndodhet në Rodopet Lindore

Mes natyrës së egër të Rodopeve Lindore, në rajonin e qytetit të Kërxhalit, shtrihet Rezervati Shtetëror i Gjuetisë “Zhenda”. Ky është një nga vendet më të bukura dhe piktoreske në këtë pjesë të Bullgarisë. Së bashku me tufat e mëdha të muflonëve, këtu..

botuar më 25-04-04 7.10.PD

Bullgaria është ndër pionierët në përfshirjen e mësimit kontekstual të bazuar në Inteligjencën Artificiale

Njeriu po liron gjithnjë e më shumë hapësira për teknologjitë, të cilat ai i menaxhon me aftësi dhe i mban nën kontrollin e tij. Në këtë hapësirë të përbashkët, me hapa të shpejtë, po gjen vend inteligjenca artificiale. AI, siç e quajmë shkurt, vitet e..

botuar më 25-04-03 8.05.MD