Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një botim luksoz prezanton momentet, personalitetet dhe arritjet më të rëndësishme në historinë e Klubit Sportiv CSKA

БНР Новини
Foto: cska.bg

Disa ditë përpara jubileut të 70 të Klubit Sportiv CSKA, në sallën e stadiumit “Bëllgarska armija” /Ushtria bullgare/ u zhvillua prezantimi zyrtar i librit-fotoalbum “70 vjet CSKA”. Autorë të tij janë gazetarët sportivë Todor Shabanski, Bojan Bojçev dhe fotografi Bonçuk Andonov.

Libri përmban 360 faqe me fakte, statistikë dhe qindra fotografi tepër të veçanta, të cilat zbulojnë momentet më të rëndësishme, personalitetet dhe arritjet më të rëndësishme të klubit.

Çdo një përkrahës mund të krenohet me këtë fotoalbum. Zbuluam dëshmi të reja e të reja se klubi CSKA, i cili ka dhënë një të tretën nga kampionët olimpikë të Bullgarisë, është një klub i madh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar” – tha Todor Shabanski.

Albumi përmban dhe fotografi të shumta të panjohura deri tani. Në të bile edhe tifozët më të mëdhenj të skuadrës do të mund të zbulojnë një informacion të ri. Hollësira më të shumta mësojmë nga Bonçuk Andonov:

Jam i lumtur, se si një njeri 70 vjeçar dhe moshatar të skuadrës CSKA, të mund të marrë pjesë në këtë nismë. Gjithmonë kam menduar se, është një nder për secilin që të bëjë diçka për CSKA-në dhe më në veçanti për një fotograf si un, i cili për një periudhë të gjatë kohe ka mundur të mbledhë, të ruajë, dhe të ofrojë tani një pjesë të madhe nga fotografitë e tij, të cilat u përfshin në formimin e këtij albumi. Një krenari e madhe për ne është fakti se, 90% nga fotot janë prej autori të personaliteteve, të cilat janë të lidhura me klubin. Janë përshkruar të gjithë njerëzit, të cilët kanë dhënë kontributin e vet që të bëhet i mundur formimi dhe botimi i këtij albumi. Të shpresojmë , se ky është vetëm fillimi i krijimit të këtij lloji të albumeve të shoqatave sportive dhe të klubeve, sepse ato përbëjnë dhe një ruajtje të historisë së fotografisë, të cilën duhet ta ketë çdo një klub.”

Albumi fotografik përmbledh historinë e CSKA-së, kurse e ardhmja janë që të gjithë  të cilët mbajnë ekipin e klubit në këtë moment, thanë akoma autorët. Në prezantimin e librit qenë të pranishëm disa nga sportistët më të njohur të klubit si kampionët olimpikë Tanja Bogomillova, Valentin Jordanov dhe legjendat e futbollit Dimitër Penev dhe Asparuh Nikodimov. Presidenti nderi i CSKA-së Dimitër Penev ia dha librin kapitenit të ri të skuadrës së futbollit Bozhidar Çorbaxhijski - një urë simbolike, e cila e lidh lavdinë e CSKA-së me brezin e ri dhe me zhvillimin e klubit. Dimitër Penev uroi suksese të mëdha për të gjitha sportet në Bullgari dhe shprehu optimizëm për të ardhmen e CSKA-së pavarësisht nga vështirësitë.

Sipas Çorbaxjijskit klubi ecën në rrugën e drejtë dhe historia e CSKA-së ruhet: “Dua të falënderoj për privilegjin të marrë këtë stafetë nga njerëz kaq të mëdhenj. Shpresoj ndonjë ditë dhe unë të mund të jem pjesë nga ky libër dhe t’ia jap stafetën dikujt, i cili është i lidhur me CSKA-në kaq fort siç jam i lidhur edhe unë. Shpresoj se CSKA të mund të arrijë suksese dhe të jetë aty, ku duhet – në majë.”

CSKA ka dhënë shumë shkaqe për një krenari dhe vetëdije kombëtare, dhe libri i ri-album mund të sjellë frymëzim për talentet e reja sportive të Bullgarisë. Futbollistët e klubit tanimë po bëhen gati për ndeshjen e dytë të ardhshme të Gjysmëfinales për Kupën e Bullgarisë kundra ekipit Levski më 25 prill, si dhe për jubileun e klubit më 5 maj, kur është ndeshja kundra skuadrës Lludogorec. Lojtarët e CSKA-së do të dalin në terren me një ekip, të punuar posaçërisht për jubileun, kurse nga klubi premtuan dhe befasi shumë të këndshme për tifozët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria priti solemnisht legjendat e saj të reja të volejbollit

Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..

botuar më 25-09-30 7.32.MD

Në terminalin qeveritar në Sofje pritën volejbollistët bullgarë

Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi  duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..

botuar më 25-09-30 1.02.MD
Ruzhdi Ruzhdi

Ruzhdi Ruzhdi me titullin e gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles

Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..

botuar më 25-09-29 4.34.MD