Siç bëhet çdo vit që nga 2005-a e këtej Dhoma gjermano-bullgare e industrisë dhe tregtisë zhvilloi një anketë ndër anëtarët e saj për klimën e biznesit në Bullgari. Analiza analogjike bëhen njëkohësisht në 15 shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë Dhomë marrin pjesë 108 firma – kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Më shumë se gjysma e firmave-pjesëmarrëse (53%) mendojnë se situata ekonomike në vend është e kënaqshme. 44% presin përmirësim në ekonominë e Bullgarisë deri në fundin e vitit. Pothuaj dy e treta (63%) shpresojnë se do të kenë përmirësim në rezultatet e tyre ekonomike – kryesisht në eksport, dhe planifikojnë rritjen e investimeve të tyre gjatë vitit 2018. Vlera e investimeve gjermane tek ne për vitin 2017 është 130,7 mln. euro sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare.
Sfida kryesore, sipas të anketuarve, është mungesa e kuadrove të kualifikuara. Pothuaj gjysmë e punëdhënësve gjermanë në Bullgari janë gati të punësojnë më shumë njerëz, por nuk ka punëtorë me kualifikim të përshtatshëm, sepse edhe sivjet shteti ynë renditet në vend të fundit në Evropë për nga cilësia e arsimit universitar. Investitorët mendojnë se zgjidhje nga situata mund të kërkohet në kthimin e specialistëve bullgarë, që punojnë jashtë shtetit, në punësimin e kuadrove nga shtete të tjera dhe në investime në fushën e arsimit.
Jo më pak i rëndësishëm për afaristët gjermanë është fakti se Bullgaria ndodhet në vend të fundit në Evropën Qendrore dhe Lindore për nga luftimi i korrupsionit. Mungesa e transparencës në prokurimet publike gjithashtu është një nga faktet negative tek ne. Drejtori i Dhomës gjermano-bullgare të industrisë dhe tregtisë Mitko Vasilev përmendi dhe pengesa të tjera para firmave gjermane në Bullgari:
„Siguria ligjore – jemi nën nivelin e mesëm për nga ky tregues dhe këtu vlerësimet janë më kritike. Më të pakënaqur janë investitorët për sa i përket luftimit të korrupsionit dhe kriminalitetit. Të pakënaqurit janë 44% dhe vetëm 6% japin përgjigje pozitive. Jemi në vend të fundit para Sllovakisë për nga transparenca e prokurimeve publike”, tha Vasilevi.
72% prej pjesëmarrësve në anketë nuk mendojnë se ka përparim në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit. Vlerësimi i gjendjes së infrastrukturës gjithashtu nuk është i mirë. Është regjistruar rritje në besimin e biznesit në administratën shtetërore, por pavarësisht nga kjo ai mbetet tepër i vogël. Por ka edhe disa tendenca pozitive: qëndrueshmëria politike dhe sociale është mbi të mesmen për Evropën Qendrore dhe Lindore. Ndër shtetet e këtij regjioni sivjet Bullgaria zë një nga vendet e para për nga barra tatimore dhe për nga vlera e punës.
Për Presidencën bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian mendimet e të anketuarve janë ndarë më dysh – 44% mendojnë se është katalizator i proceseve pozitive, po aq shumë shprehin dyshime.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..
 Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira
								Vranësira Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Reshje intensive
								Reshje intensive Reshje me bubullima
								Reshje me bubullima Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira
								Vranësira Vranësira
								Vranësira Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Reshje
								Reshje Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu
								Vranësira të ndryshueshme mundësi për reshje shiu Vranësira
								Vranësira