Vitet e fundit shihet rritje e numrit të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit, me nevoja të veçanta arsimore, ndërsa tensioni dhe stresi shkelin ritmin dhe keqësojnë cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Një nga mënyrat me ndihmën e së cilës këto gjendje të rënda njerëzore mund të përmirësohen në shkallë të madhe është batanija “e rëndë”. Kjo është një shpikje e re, e cila kohët e fundit fiton një popullaritet në rritje. Ajo rekomandohet nga specialistë të ndryshëm dhe aplikohet me sukses në terapinë e më se 35 sëmundjeve. Disa edhe e shfrytëzojnë si një mjet efektiv në rastet e pagjumësisë dhe në çrregullimet e ndryshme të gjumit. Si ndikon kjo batanije shpjegon Borisllava Kostova – prodhuesja e vetme e batanijeve “të rënda” në Bullgari:

“Pesha ose rëndimi janë të shpërndara mbi gjithë trupin e njeriut. Kështu rritet niveli i serotoninës – hormonit i cili qetëson mendjen dhe trupin. Ky hormon është lidhur edhe me melatoninën, e cila rregullon gjumin. Në këtë mënyrë ushtrohet ndikim mbi shumë çrregullime, për të cilat do të rekomandoheshin antidepresantë ose medikamente të tjera. Doemos batanija nuk mund të zëvendësojë terapinë e fëmijës ose të njeriut të moshuar me probleme serioze. Ajo është më tepër një mjet ndihmës pa efekte anësore.”

Te fëmijët me autizëm batanija “e rëndë” ul shqetësimin dhe siguron stabilitet emocional. Rëndimi ndihmon që fëmija të ndiejë trupin e tij dhe të bëhet i aftë për të kuptuar hapësirën. Te paraliza cerebrale e fëmijëve sigurohet relaksimi dhe shtrirja e domosdoshme të grupeve të prekura të muskujve. Mbi fëmijët që vuajnë nga sindroma e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktiviteti batanija “e rëndë” ushtron një efekt prehjeje dhe qetësimi dhe siguron përqendrim të vëmendjes. Te të moshuarit përmirësohet cilësia e gjumit të thellë dhe rregullohet gjendja shëndetësore në rast të sëmundjeve të llojllojshme. Ndryshe nga vendet perëndimore, në Bullgari informacioni për batanijet “e rënda” është shumë pak. Lajmi i mirë është, se pjesa dërmuese e specialistëve, që punojnë me fëmijë me probleme të tilla, po përgatiten jashtë shtetit dhe kështu transferojnë dituritë për ato mjete të reja ndihmëse edhe tek ne.

Batanijet “e rënda” të cilat i bënë Borisllava Kostova duken si një batanije e zakonshme e punuar me katrore laramane secila me dimension 10 më 10. Forma dhe përmasat nuk janë të zgjedhura rastësisht. Pikërisht kjo madhësi e katroreve lejon që pesha në to të shpërndahet në mënyrë të saktë dhe të barabartë. Në punën e saj Borisllava Kostova shfrytëzon vetëm stofra prej pambuku me cilësi të lartë dhe dy lloje vatë. Atë që siguron peshën e batanijes janë copëza prej polipropileni me formën e thjerrëzës. Batanijet janë të përshtatura me peshën e fëmijës së veçantë. Prandaj punimi i tyre kërkon llogari të ndërlikuara matematikore, sepse pesha duhet të shpërndahet baras në të gjithë sektorët.

“Kjo peshë është një e dhjeta e peshës së trupit. Domethënë në se pesha e njeriut është 50 kilogram, atëherë rëndimi i cili duhet të ndahet nga mjekra deri te thembrat është 5 kilogram. E punoj batanijen ashtu që me rritjen e fëmijës të mos imponohet të ndërrohet tërë batanija” – shpjegon Borisllava Kostova.

Batanijet “e rënda” pastrohen lehtë, sepse mund të lahen në makinë larëse në 40 gradë, ndërsa copëzat prej polipropileni nuk ndikohen nga preparatet e larjes dhe nuk lëshojnë asnjë erë. Kështu batanijet ruhen lehtë.

Borisllava Kostova është prodhuese e vogël dhe punon të gjitha batanijet me dorë gjë që jep mundësi për qëndrim individual ndaj çdo klienti. Ideja e saj e ardhshme ka të bëjë me krijimin e një varianti më kompakt të batanijes, i cili të mbahet në prehër. Analizat tregojnë, se kjo rrit disa herë aftësinë e përqendrimit, sidomos të fëmijëve në klasën e parë dhe të fëmijëve të cilët kanë problem në përqendrimin mbi një detyrë. Vet Borisllava Kostova kërkon mundësi që ata që kanë nevojë për mjete të tilla ndihmëse t’ia shfrytëzojnë për një kohë që të ndiejnë mbi veten ndikimin e tyre të dobishëm. Fillimi u vu me punimin e batanijes së parë për një qendër të logopedisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve"...