Në ditën e parë të vizitës së tij në Rusi Presidenti Rumen Radev bisedoi me Kryeministrin Dmitri Medvedev. Kreu i shtetit shënoi se shkëmbimi dypalësh i mallrave prej 3,6 miliarda eurosh për vitin e kaluar është një shufër e mirë, por është larg arritjeve tona të viteve të kaluara.
Duke nënvizuar se siguria e furnizimeve të energjisë është shumë e rëndësishme për Bullgarinë dhe për Bashkimin Evropian, Radevi shprehi shpresë se qeveritë e dy vendeve do të rishikojnë mundësitë për furnizime të drejtpërdrejta të gazit natyror nga Rusia përmes Detit të Zi.
Kryeministri rus tha se intensiteti i kontakteve ndërmjet të dyja shteteve duhet rritur. Shpresojmë se si rezultat i vizitës suaj, do të arrijmë nivele më të mira të marrëdhënieve tona. Përveç vizitës suaj, në të ardhmen e afërt presim dhe vizitën e Kryeministrit Borisov në Rusi – tha gjhithashtu Dmitri Medvedev.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..