Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjuhëtar japonez studion të folurit bullgarë në Rumani dhe Besarabi

БНР Новини
3
Kenta Sugaj mysafir në Parkani

Japonezi Kenta Sugaj zbuloi gjuhën bullgare përderisa studionte në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Tokio, ku në fillim mësonte filologji ruse. Si linguist filloi të interesohet për veçoritë gramatikore të gjuhës bullgare. I përkushtohet studimit të dialekteve bullgare të të shpërngulurve në Rumani. Dy vjet specializoi gjuhën bullgare në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” dhe mbrojti një disertacion doktori. Tani Kenta Sugaj jep mësime të gjuhëve bullgare dhe ruse në Universitetin Shtetëror Cukuva në Tokio. Sipas tij japonezët shfaqin interes të theksuar ndaj gjuhës bullgare.

Në orët mësimore të gjuhës bullgare, të cilat janë të hapur edhe për dëgjues jashtë universitetit, mblidhen shumë njerëz, të cilët shfaqin interes për gjuhën, për Bullgarinë, për kulturën bullgare, për vallet dhe muzikën bullgare. Disa edhe këndojnë në kor dhe vijnë posaçërisht për të mësuar bullgarishten” – tregon Kenta Sugaj.

Ai e do Bullgarinë, e pëlqen mënyrën e jetës, e cila dallohet nga ritmi i përshpejtuar në Tokio. Mendon se bullgarët janë shumë të zellshëm dhe punëdashës. Kujton vetëm një moment i pakëndshëm, kur ishte e domosdoshme të pret një muaj të tërë për një dokument, të cilin në Japoni do të merrte menjëherë. I dhënë pas historisë së pasur bullgare, zotit Sugaj i pëlqen të vizitojë qytete si Veliko Tërnovo dhe Pllovdiv.

Pasi studioi të folurit bullgarë në Rumani, të përhapur rreth Bukureshtit, dhe i krahasoi me gjuhën në krahinën e qytetit bullgar Silistra, tani Kenta interesohet për dialektet bullgare në Besarabi. Në qendrën e vëmendjes së tij është fshati më i madh bullgar jashtë kufijve të Bullgarisë – Parkani, i cili shtrihet në Transdnjestri. Tashmë disa herë gjuhëtari japonez frekuenton fshatin, mbledh materiale dhe shpreson të hasë përkrahjen e studiuesve bullgarë dhe të huaj. Në Leximet e XIV-ta Ndërkombëtare Sllave në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” në fund të prillit Kenta Sugaj paraqiti një kumtesë për elementet ruse në të folurin bullgar në fshatin Parkani.

Ndoshta më tej do të studioj edhe të folurit e tjerë bullgarë të përhapura në Ukrainë dhe në Moldavi. Nga pikëpamja krahasuese ndoshta do të jetë shumë interesante të analizohet gjendja e tyre të tanishme, se si u ndryshuan pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.”

Fëmijë bullgarë nga Parkani

Kenta Sugaj thekson, se pas studimeve të shumta të linguistëve sovjetikë dhe pas botimit të “Atlasit të të folurit bullgarë në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike” në vitin 1958, sot gjendja e dialekteve bullgare në Besarabi është një temë pak e studiuar. Përveç për ndikim të gjuhëve ruse, ukrainase dhe moldaviane, tani mund të flitet edhe për reflektimin e gjuhës letrare bullgare mbi të folurin besarab, pasi bullgarët në Besarabi tashmë kanë kontakte me Bullgarinë dhe mësojnë në universitete bullgare.

Vajzat “llazarki” nga Parkani

Mirëpo, a ka lidhje linguistike midis gjuhës së bullgarëve në Rumani dhe asaj në Besarabi?

Shumica e ardhësve në Besarabi kanë kaluar përmes Rumanisë, Vllahisë dhe Moldavisë. Ja përse midis tyre ka një lidhje dialektike – shpjegon Kenta Sugaj. – Shumica e të shpërngulurve erdhën nga pjesa lindore e Bullgarisë. Duke analizuar dyfishimin e kundrinës, një nga ballkanizmat sintaksorë vura re, se të folurit bullgarë në Rumani pranuan modelin rumun. Në të folurit bullgarë në Moldavi ose në Besarabi nuk shihet një tendencë e tillë, sepse në gjuhën ruse ky dyfishim nuk ekziston. Mirëpo në nivele të tjera gjuhësore – morfologji, fonetikë, leksikologji, sigurisht ka mjaftë gjëra të formuara nën ndikimin e gjuhës ruse ose ukrainase, për shembull në të folurin në Parkani shpesh shfrytëzohet fjala “zaraz” nga gjuha ukrainase, gjë që do të thotë “sega” (tani), si dhe shumë fjalë të tjera ruse. Kështu që do të studioj interferencën midis gjuhëve” – tha në përfundim gjuhëtari japonez Kenta Sugaj.

Kisha në Parkani

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD