Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dolna Malina Оpen Fest – transformimi artistik i një fshati

БНР Новини
Jonko Dimitrov

Transformimi i një fshati bullgar është në duart e të rinjve që jetojnë në të. Më pro-aktiv është kryetari i bashkisë Jonko Dimitrov vetë ai është një njeri i ri, me të cilin u njoha, derisa po rregullonte ndriçimin në skenën e vatrës së kulturës së fshatit, duke e përgatitur për një lexim poetik. Ngjarja ishte pjesë nga programi i edicionit të dytë të festivalit Dolna Malina Open Fest.


E filluar gjatë vitit të kaluar si një festë treditore të sportit, folklorit dhe arteve, edicioni i saj i dytë është një forum njëmujor, i cili zhvillohet gjatë fundjavave dhe i jep mundësi çdo njërit të prezantojë talentin e vet dhe artin e tij në formën e turnirëve, garave, punishteve, ekspozitave dhe koncerteve.

Festivali lindi pas një vargu ngjarjesh të tjera, sqaron Jonko Dimitrov. Sipas iniciativës së të rinjve ndërtuam një fushë rëre për volejboll plazhi. Edicionin e sivjetshëm e hapëm me një turnir, në të cilin morën pjesë njerëz nga e gjithë Bullgaria. Për mua ishte mjaft kureshtare sesi dhe përse këta njerëz vijnë pikërisht në Dollna Malina. Doli se, në Bullgari ka shumë pak vende ku të stërviten  dhe të zhvillojnë gara. Pas kësaj zhvilluam një turnir multisportiv. Dhe me qenë se unë jam aktor, për nga profesioni, lindi ideja të përfshijmë dhe një pjesë tjetër, kushtuar teatrit, muzikës, kinemasë.


Sivjet festivali në Dollna Malina zhvillohet në katër fundjava, secila me një theks të ndryshëm. Do të kemi dhe dy ditë, kushtuara folklorit:

Parashikojmë afro 1000 pjesëmarrës në pjesën e folklorit dhe të artit popullor. Vjet kishim rreth 1200 pjesëmarrës në artet e ndryshme për 3 ditë, sivjet festivali vazhdon më shumë dhe presim mbi 3 mijë pjesëmarrës nga e gjithë Bullgaria dhe dy herë më shumë miq. Do të kemi një ekspozitë të veshjeve popullore dhe të prodhimit biologjik. Ne jemi shumë afër Sofjes, në një fshat të shkëlqyer me shumë ajër të pastër dhe natyrë të virgjër. Që të gjithë janë të mirëseardhur në këtë festë, sepse për ne më e rëndësishmja është ta ruajmë të gjallë shpirtin bullgar dhe të ringjallim tek të rinjtë dashurinë ndaj Bullgarisë dhe ndaj traditave tona.”

Снимка
Në aventurën të jetë kryetar bashkie të një fshati me 350 banues, Jonko Dimitrov futet disi me shaka:

Pasi mbarova Akademinë Kombëtare të Artit Teatral dhe Filmor, unë udhëtoja nëpër të gjithë Evropën. Në Londër studiova për producent dhe regjisor filmash. Gjërat shkonin mirë – filmonim reklama, filma me metrazh të shkurtër. U ktheva në Bullgari sepse duhej ndihmuar familjen time. Dhe mbeta këtu. Një shok më tha: e di se çfarë, mot ka zgjedhje lokale, përse nuk merr pjesë dhe të? Nuk besoja se do të më zgjedhnin. Mendoja se gjërat bëhen në një mënyrë tjetër. Por, vajta në fushatën zgjedhore, fola për fshatin dhe se çfarë duhet të bëhet këtu sipas meje. Kam jetuar 25 vjet në qendër të Sofjes, por duke shëtitur nëpër botë, e kuptova se, qytetet e mëdha, si kryeqyteti ynë zgjerohen dhe pak nga pak vendbanimet e vogla periferike bëhen pjesë e qyteteve. Kurse Dollna Malina ndodhet 28 kilometra larg kryeqytetit. Për mua nuk është problem të udhëtoj, po të ketë nevojë e bëj këtë çdo ditë. Nga Dollna Malina deri në qendrën e Sofjes arrij për kaq kohë, sa nga njëra anë e Sofjes deri në anën tjetër. Dhe kështu - me shaka u bëra kryebashkiak dhe tanimë po e kryej këtë punë 2 vjet e gjysmë.

Снимка
Një nga vështirësitë e mëdha, të cilat Jonko po i përballon me sukses është ndarja e popullsisë. Po mundohemi të bashkohemi, me qenë se kjo është mënyra e vetme, në bazë të së cilës mund të ndërtojmë dhe të krijojmë, thotë burri i ri. Me pjesëmarrjen e pjesës më të madhe të njerëzve krijuam një park të vogël, ndërtuam skenë, klub për të rinjtë, një fushë me rërë për të luajtur, një belveder me shesh përpara... Por, pa njerëzit asgjë nuk mund të bëhet, me qenë se nuk ka para. Dhe kur gjejmë financim kemi nevojë për punën vullnetare të fshatarëve. Kështu fillon dhe festivali në Dollna Malina.


Festivali është lidhur drejtpërdrejti me vizionin tim për zhvillimin e fshatit. Festivali është fillimi. Filluam me tri ditë, sivjet ai zhvillohet katër fundjava. Mot do të doja që të jetë një muaj i tërë dhe me pjesëmarrje ndërkombëtare. Ideja ime është që ta kthejmë fshatin Dollna Malina në një qendër artistike të festivaleve për të rinjtë, në të cilën të zhvillohen ngjarje të llojeve të ndryshme –trajnime, kurse, kampe verore, shfaqje teatrale, seminare dhe turli farë gjërash të ndryshme – shpjegoi Jonko Dimitrovi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD