Ka pak të ngjarë që të ketë njeri, i cili të mos i ketë lexuar librat për Harry Potterin, të mos i ketë parë filmat, ose të paktën të mos e ketë dëgjuar emrin e tij. Seria e romaneve për magjistarin 11 vjeçar dhe miqtë e tij Ton dhe Hermoine, të cilët mësojnë në shkollën për magji “Hogwarts” dhe luftojnë kundër magjistarit të zi Lord Voldemort, fituan shumë shpejt shumë fansa të moshave të ndryshme nga tërë bota. Që nga viti 2010 edhe adhuruesit bullgarë të librave të Joanne Rowling kanë klub fansash. Ai e ka emrin “Daily Potter”, ndërsa krijuesi i tij quhet Mihaill Kostov.
“Gjithmonë kam ëndërruar për një klub të tillë dhe meqenëse ai mungonte shumë vite në Bullgari, vendosa se më në fund ka ardhur koha për ta krijuar – na tregon Mihaill. – Fillova të takohesha me disa njerëz, me të cilët u njoha në sajtin e parë bullgar kushtuar Harry Poterrit. Në këto takime ne lexonin pjesë prej librit dhe i diskutonim.”
Dhe kjo vazhdon tashmë 8 vjet. Klubi ka rreth 1500 anëtarë. Përveç në Sofje, ata takohen gjithashtu në Plovdiv dhe Varna.
“Ka fansa të moshave të ndryshme, më shumë janë fansat e vegjël, të cilët tani po e lexojnë librin, por ka dhe fansa të rritur, që e diskutojnë më thellë librin – na shpjegon Mihaill Kostov. – Fansat më të vegjël janë në Varna, sepse magjistari kryesor atje është një mësuese dhe ajo i udhëheq takimet e nxënësve të veta. “

Kushti i vetëm për anëtarësi në klub është që njeriu ta ketë lexuar librin të paktën një herë, që të mund të marrë pjesë në debate. Një prej veprimtarive kryesore janë edhe garat krijuese, ku shpallet një temë lidhur me Harry Potterin dhe pjesëmarrësit kanë lirinë e plotë për të shkruar çfarë do që të duan kushtuar kësaj teme. Fituesi ka detyrën të shpallë temën tjetër.
Pranë klubit ka një blog, ku pjesëmarrësit diskutojnë çështje, teori, skenarë të mundshëm dhe marrëdhëniet mes heronjve, duke shpallur mendimet e veta dhe informacion tjetër interesant.

Mirëpo, interes më të madh pa dyshim shkakton gjuajtja vjetore e Horcrux-eve, që zhvillohet në Sofje dhe Varna. Loja është krijuar sipas modelit të librave – lojëra, duke u dhënë pjesëmarrësve zgjedhje dhe mënyra të ndryshme për përballimin e pengesave në kërkimin e pjesëzave prej shpirtit të Voldemortit.

“Ideja është që të përjetojmë një pjesë prej librit, kur Harry, Ron dhe Hermoine duhej të gjenin Horcruxet dhe t’i asgjësonin – vë në dukje Mihaill Kostov. – Kjo është një prej ngjarjeve më të vizituara të klubit, sepse zhvillohen në të hapur, nuk ka debate, ka teste dhe kryesisht lojëra. Këtu dituritë për librat e Joanne Rowling janë shumë të rëndësishme dhe pjesëmarrësit duhet të jenë shumë të vëmendshëm, të shkathët dhe të shpejtë.”
Në saje të dashurisë së tyre ndaj Harry Potterit Mihaill takon dashurinë e jetës së vet – të shoqen Radina.
“U njohëm në klub. Ajo e kishte gjetur grupin në Facebook, na kishte ndjekur shumë kohë dhe në një moment kishte vendosur për të ardhur në klub, ku u njohëm. Pak pas kësaj krijuam familjen më magjike në Bullgari” – thotë me buzë në gaz Mihaill.
Sa për ngjarjet e ardhshme të lidhura me Harry Potterin dhe përkatësisht me fansat e tij, si bullgarë ashtu dhe të huaj, së shpejti do të jetë gati pjesa e dytë e filmit “Fantastic Beasts and Where to Find Them” (“Kafshët fantastike dhe ku t’i gjejmë”). Pritet që premiera e tij në Bullgari të jetë më 16 nëntor 2018.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në..