Në vitet 1990-1991, situata sociale, ekonomike e politike në Shqipëri doli jashtëkontrollit të partisë-shtet, siç u bë pak më parë në Bullgari dhe në shtetet e tjera tëish-bllokut komunist. Shqiptarët “shqyen” kufijtë dhe iu vërsulën vendeve fqinjeGreqisë e Italisë në kërkim të “parajsës”. Komunistët nuk kishin më asnjë mundësipër ta rikthyer mbi shqiptarët pushtetin e tyre absolut e të frikshëm të ushtruar nëvazhdim të 47 vjetëve, por vazhdonin të kontrollonin proceset politike me anë të“klonimit” të partive të reja – një proces i zhvilluar pikërisht në byronë politike tëPartisë së Punës të Shqipërisë. Zgjedhjet pluraliste të 31 marsit 1991 e patënzanafillën në korrik 1990 me eksodin masiv të shqiptarëve, në nëntorin 1990 melëvizjen studentore, pastaj me lëvizjen sindikale anti-komuniste dhe në janar-shkurt-mars 1991, me protestat e shumta që u zhvilluan në krejt Shqipërinë.
Secili mysafir i galerisë SYNTHESIS në Sofje bëhet dëshmitar i këtyre ngjarjevenëpërmjet ekspozitës së fotografit grek John Demos (Janis Dhimu) “Shqipëria nëpragun e ndryshimeve 1990-1991”. Ajo mund të shihet deri më 11 nëntor.John Demos është një nga fotografët prijës grekë, i diplomuar nëUniversity of Chicago. Vite me radhë ka qenë pedagog në Greqi në fushat e artitfigurativ, fotografisë dhe filozofisë. Veprat e tij ruhen në muzetë e mëdhenj dhe nëgaleritë fotografike në Paris, Çikago, Londër, Lisbonë, Tokio, kurse publiku bullgare njoh me një nga projektet e tij më të shquara “Hijet e Heshtjes”, të prezantuar nëgalerinë SYNTHESYS në vitin 2014.
Në “Shqipërinë në pragun e ndryshimeve 1990-1991” fotot që pasqyrojnë ngjarjetmë të rëndësishme të momentit të turbullt politik janë ekspozuar bashkë me skenarrugore dhe imazhe të zakonshme nga jeta e përditshme të shqiptarëve – ngapërjetimi i lirisë së sapofituar deri në thellësinë e tragjedisë personale. Pikërishtkëtu e gjejmë këtë që e dallon John Demos nga kolegët e tij të shumtë – ndjenja emasës, njohja e një caku që nuk duhet kaluar, kuptimi se fotografi nuk tregongjithçka me çdo çmim. Gjatë vizitës së tij të mëparshme në Sofje ai vetë tha:
„Besimi është ajo gjë, të cilën e fiton fotografi në punën e tij, por jo secili e ka nëvetvete. Një nga arsyet, për të cilat unë mund t’i bëj këto gjëra, kurse kolegët e minuk munden, është krijimi i lidhjes me njerëzit. Unë mund të tregoj ndjeshmëri. Nëshumicën e situatave unë isha aq i emocionuar siç ishin njerëzit para objektivit. Dhe ata e ndienin këtë. Nganjëherë ekspozimi i tërë ngjarjes është gabim. Duhet tërespektojmë dëshirën e njerëzve – çfarë ata pranojnë të tregojnë dhe çfarë jo.”
Pa marrë parasysh se kë fotografon , John Demos e gjen pikëpamjen e saktë, atëkëndvështrim, i cili tregon më shumë se ngjarjen konkrete dhe i cili na çon përtej sëdukshmes, në brendësinë e shpirtit të heronjve të tij. Për këtë arsye derisaqëndrojmë para fotografive të tij, ne i besojmë atij, emocionet na pushtojnë dhejemi gati për t’u bindur atyre.
Të njëjtën gjë e ka ndier dhe Ismail Kadare, i cili në vitin 2008 thotë në lidhje meekspozitën “Shqipëria në pragun e ndryshimeve 1990-1991”:
„John më tregoi një album tjetër të tij me fotografi nga vende të tjera, përfshin dhenga Greqia – në të njëjtën stilistikë, me të njëjtën ngurtësi të papërpunuar tëshprehjes së njerëzve – dhe duhet të pranoj se në portretet e tij fytyrat e grekëvejanë më të errët, duken bile më të lodhur dhe më të dëshpëruar. Dhe kjo më bindi.Tashmë i besoj njeriut John Demos, i besoj fotografit John Demos.”
Foto: Galeria SYNTHESYS
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..