Instituti i Ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të shkencave u bë mikpritësi i promovimit të përkthimit në gjuhën shqipe të librit të historianes doc. dr. Marijana Stamova “Shqiptarët në Republikën Socialiste të Maqedonisë gjatë dekadës së fundit të Jugosllavisës së Titos (1981-1991)”. Libri sapo doli nga shtypi në sajë të punës ekipore të autores, përkthyesit dr. Anton Pançev, Komisionit Ushtarak Historik dhe Vatrës së Kulturës “Zora” në qytetin e Kjustendilit.
“Projekti ynë i përbashkët me docenten Marijana Stamova filloi në vitin 2012: frytet e kësaj pune janë dy librat: “Faktori shqiptar në Republikën Socialiste të Maqedonisë (1945-1981)” dhe “Shqiptarët në Republikën Socialiste të Maqedonisë gjatë dekadës së fundit të Jugosllavisës së Titos (1981-1991)” – shpjegoi zv.kryetari i Komisionit Ushtarak Historik dhe kryetari i Vatrës së Kulturës “Zora” Ivan Sapunxhiev. “Për botimin e librave dhe për përkthimin e tyre në gjuhën shqipe doc. Stamova mori përkrahjen tonë teknike dhe jemi gati të bashkëpunojmë me të edhe në të ardhmen.”
Kënaqësinë e tij për faktin se studimet e doc. Stamova janë në dispozicion edhe të lexuesve bullgarë, kështu edhe të atyre shqiptarë, e shprehu diplomati dr. Bobi Bobev, ish ambasador i Bullgarisë në Shqipëri:
“Para shumë vitesh pasi e mbarova Universitetin dhe isha ftuar në Institutin e Ballkanistikës, puna e lidhur me studimin e historisë shqiptare dhe në përgjithësi me studimin e kulturës dhe gjuhës shqipe ishte shumë perspektive, sepse në Bullgari mungonin specialistë të përgatitur. Por jam i lumtur se kohët e fundit po punon brezi i ri i shkencëtarëve, të cilët kanë përgatitje të mirë dhe ata e zhvillojnë albanologjinë në të gjitha aspektet e saj. 20 vitet e fundit bëhen më shumë përkthime letrare nga gjuha shqupe në bullgarisht dhe anasjelltas. Po të fillojmë të përkthejmë më shpesh letërsinë shkencore, kjo do të jetë akoma një kontribut i rëndësishëm për njohjen reciproke të popujve tanë dhe projekti i docentes Stamova është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.”
Vetë docentja Stamova shpjegoi se interesi i saj shkencor ndaj çështjes shqiptare në Jugosllavi lindi akoma me fillimin e punës së saj në Institutin e Ballkanistikës në vitin 2000. “Që nga fillimi theksi është mbi studimin e shqiptarëve në kuadrin e Jugosllavisë në të gjitha republikat e saj. Disertacioni im ishte për problemin shqiptar atje deri në vitin 1974, pastaj doli libri me studimin tim deri në vitin 1981 dhe habilitimi im si docente ishte për periudhën deri në shpërbërjen e federatës jugosllave. Por në vitin 2012 me kolegët nga Komisioni Ushrarak dhe Historik e filluam këtë projekt për studimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe ideja ishte që ta ofronim atë edhe në gjuhën shqipe për të gjithë shqipfolësit e interesuar. Kështu tani kemi dy libra me përkthimet e tyre. Në librin që po e prezantojmë përshkruaj periudhën e viteve të 80 – një periudhë e shkurtër, por turbulent, me forcimin e nacionalizmit në Jugosllavi, me shqetësimet ekonomike, me keqësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, me ndikimet e forcave të brendshme dhe të jashtme kundër Jugosllavisë. Këto rrethana janë të favorshme për shqiptarët brenda federatës dhe për ata nga diaspora dhe nga Shqipëria, që t’i “internacionalizojnë” problemet e tyre dhe t’i parashtrojnë edhe para komunitetit ndërkombëtar. Shpresoj se në të ardhmen do të vazhdoj studimet e mia në të njëjtën drejtim, duke përfshirë në to periudhat në vijim.”
Gatishmëri për punë të ardhshme me doc. Marijana Stamova tregoi përkthyesi Anton Pançev, i cili është profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes dhe doktor i politologjisë me njohuri të thelluara për rajonin e Ballkanit, sipas të cilit “teksti i librit është i qartë dhe i shkruar në një gjuhë të përsosur shkencor, pa fjala të koklavitura dhe pretencioze – diçka që lehtëson përkthimin dhe leximin dhe në të njëjtën kohë flet shumë pozitivisht për autoren si shkencëtare.”
Foto: Jordanka Ivanova
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..