Sivjet mbushen 185 vjet nga lindja e Dobri Vojnikovit, 160 vjet nga themelimi i korit të parë polifonik të nxënësve (të krijuar nga ai) dhe 150 vjet nga debutimi i aktoreve të para bullgare (ndër to është edhe e shoqja e Vojnikovit). Me rastin e këtyre datave të rëndësishme në Shumen – qyteti i lindjes së rilindësit të shquar bullgar, zhvillohen festa në vazhdim të katër ditëve. Ato filluan më 21 nëntor me promovimin e librit “Përmbledhje me shkrim me vepra muzikore të Dobri Vojnikovit” – një botim i shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov” në qytet. Përpiluesit janë Krasimira Çallëkova dhe Dimitër Stojkov. Zhvillohet gjithashtu një konferencë shkencore me temë “Veprimtaria muzikore e enciklopedistit Dobri Vojnikov (1833-1878)”. Atje bën pjesë dr. Krasimira Koleva, e cila që prej disa vitesh është lektore e gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Melitopolit “Bogdan Hmelnicki” në Ukrainë. Më 22 nëntor u mbajt një koncert i madh me pjesëmarrjen e Simfonietës “Shumen”, të korit të fëmijëve “Bodra Pesen” (“Këngë e Gëzueshme”), të korit miks “Rodni Zvuci” (“Tinguj të Atdheut”), të formacionit koral akademik “Prof. Veneta Viçeva” pranë Universitetit të Shumenit etj. Finalja e festave është më 24 nëntor para shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov”, kur do të dëgjohen këngë të njohura të mësuesit dhe muzikantit rilindës. Do të paraqitet një fragment prej pjesës së tij “Qytetërimi i Keqkuptuar”, që gëzon popullaritet të madh edhe sot e kësaj dite.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaQyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..