Dimitër Karamfillov, i cili i bie kontrabasit, është nga brezi relativisht më i ri i xhaz instrumentistëve. Emri i tij është i pranishëm dhe në projekte të ndryshme të disa prej muzikantëve më të mirë vendas si Hristo Jocov („Jazz Cats I” dhe „Jazz Cats II”), Millço Leviev, Zhivko Petrov, Teodosij Spasov, Antoni Donçev e të tjerë. Para pak kohe muzikanti prezantoi projektin e vet debutues me titullin Ecology (Ekologji), i cili përmban 11 kompozicione. Me fjalën “ekologji” Dimitër Karamfillov provokon në radhë të parë veten, kurse që aty dhe të gjithë dëgjuesit të synojnë drejt pastërtisë në çdo gjë – nga mendimi dhe veprimi, mënyra e ushqimit dhe e jetesës, deri në ruajtjen e mjedisit rrethues.
“Unë i jam shumë mirënjohës publikut, i cili e përmbushi Studion numër 5 në promovim. Kaq shumë njerëz erdhën të më respektojnë dhe të dëgjojnë atë të cilën e prezantova. Kuptohet , u jam shumë mirënjohës që të gjithë muzikantëve, të cilët morën pjesë në të gjithë procesin rreth krijimit dhe incizimit të albumit tim. U mblodhëm 9 veta në skenën e klubit, që qe një gëzim i madh për mua. Në fakt, çdo një prej tyre është një instrumentist i përsosur dhe improvizues. Pothuajse që të gjithë kanë projekte të veta, si dhe një përvojë të madhe profesionale. Jam i lumtur se më përkrahën në këtë projekt. Provat e mia të para si kompozitor janë akoma që nga shkolla muzikore, por mbase më vonë, tanimë si student në akademi, shikoja më seriozisht mbi këtë. Kisha dhe dijet e nevojshme si dhe përgatitjen muzikore. Kompozicionet Ecology (Ekologji) dhe Adrenaline From The Unknown( Adrenalin mbi të panjohurën) janë kompozicionet e mia të para. Më vonë u paraqitën Golden Coin On The Bottom Of The Ocean( Një monedhë e artë në fundin e oqeanit) – një kompozicion pak më abstrakt dhe The Oak Tree In The Garden (Lisi në kopsht) – një xhaz-baladë. Në kohë, çdo një prej tyre pati transformime të shumta, që është normale, me qenë se dhe unë vazhdoj të ndryshoj si muzikant. Përvoja çon drejt një pjekurie, drejt një ndryshimi në të menduarit dhe të perceptimit të jetës. Kur njeriu krijon muzikë, duhet ta shikojë atë në mënyrë komplekse – që nga melodia deri tek aranzhimi. I njëjti kompozicion në aranzhime të ndryshme tingëllon në një mënyrë krejtësisht tjetër. Jam i ndikuar edhe nga përvoja e muzikantëve të mëdhenj si Hristo Jocov /bateri/, Mario Stançev /piano/, Mihaill Josifov /trumbetë/, Vlladimir Kërparov /saksofon/. Ata më përkrahën plotësisht, si dhe kolegët e mi të tjerë.”
Dimitër Karamfillov ftoi për të marrë pjesë në Ecology saksofonistin spanjoll Arnau Garofe, Hristo Jocovin dhe kitaristin Aleksandër Llogozarov. Gjatë incizimit të kompozicioneve ndaj tyre u bashkuan Mihaill Josifov /trumbetë/ dhe Konstantin Kostov /piano/. Në kompozicionin i cili ia ka dhënë emrin albumit përfshihet dhe Aleksandër Andonov - DJ Vagabond. Në album ka dhe një variant të ri të këngës së njohur popullore bullgare “Më la, moj Rosice”. Marrin pjesë gjithashtu xhaz-këngëtarja Marina Gospodinova dhe saksofonisti Vlladimir Kërparov, i cili prej viteve zhvillon një karrierë të suksesshme në Gjermani.
Në “Ecology” Dimitër Karamfillov jep nderimin e vet ndaj pianistit Vasill Parmakov – një xhaz-muzikant shumë i talentuar, i cili mjerisht nuk është më midis nesh. Gjatë viteve të dy kanë punuar bashkë në projekte të ndryshme. “Prej tij mora dhe filozofinë dhe thellësinë sepse ai qe me të vërtetë një muzikant i thellë dhe një qenie e thellë njerëzore” – kujtohet muzikanti. Në album ai përfshin dhe kompozicionin Parmak Bey (Parmak Bej) – një nga kompozicionet e preferuara dhe të pëlqyera të pianistit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..