Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha “Shën e Diela” – perla shpirtërore e Sofjes

Në zemrën e Sofjes, në afërsi të drejtpërdrejt ngrenë shtat tempujt e tri feve, karakteristike për Bullgarinë – të krishterimit, judaizmit dhe islamit. Në vet qendrën e sheshit, që mban emrin e saj, ndodhet kisha e Mitropolisë së Sofjes “Shën e Diela”.

Për fatet e kësaj qendre shpirtërore tregon studiuesi i saj shumë vjeçar docent Hristo Temelski – Drejtor i Institutit Kishtar-Historik dhe Arkivor pranë Patrikanës Bullgare. Sipas tij, kisha nuk ka lindur në shekullin e XII, siç supozohej deri tani:

Ky tempull është shumë më i vjetër. Daton që nga fillimi i shek. IV, para pranimit zyrtar të krishterimit. Është krijuar si një kishë familjare e të krishterëve të fshehtë dhe nuk ka të dhëna çfarë ka përfaqësuar. Gjatë shekujve ka pësuar 8 transformime. Në fund të shek. IV pas konflikteve ariane është rinovuar dhe është bërë kisha zyrtare e qytetit. Në kohën e dinastisë mbretërore Asenevci (1187- 1280) është zgjeruar. Gjatë shtypjes së Kryengritjes së Çiprovcit në vitin 1688 ishte shkatërruar dhe ishte vënë në zjarr. Në fund të shek. XVII, rreth vitit 1698, kisha ishte rivendosur me ndihmën e esnafit të bakajve dhe dy murgjve të Malit të Shenjtë. Në vitin 1820 janë shpenzuar mbi 8000 groshë për rindërtimin e tërësishëm, sepse kisha ishte me themele të larta prej guri dhe mbi to me veshje prej druri. Pas Luftës së Krimes, 1856, banorët e Sofjes vendosën ta rinovojnë - kisha e vjetër, ndonëse kishte themele të gurta ishte e groposur në dhe nuk u përputhej me përfytyrimin për një tempull të Mitropolisë. Gjatë shtatorit të 1858, kur Sofja ishte goditur nga një termet, pjesë e mureve u shkatërruan. Kështu lindi nevoja për investimin e mjeteve të reja, por ato ishin të pamjaftueshme. Muratori Petër Kazov nga Peshtera, ka bërë një çati provizore, banorët e Sofjes kanë mbledhur mjete dhe kanë ftuar ustain Ivan Bojanin. Si arkitekt dhe ndërtues ai ka ngritur pak lartësinë e frizeve, ka bërë çati me tre kube dhe me dy kambanari të vogla dhe ka realizuar premtimin e dhënë që kisha te jetë gati deri në ditën e Shën Dhimitrit të vitit 1863. Përpunimi i ikonostasit ka vonuar inaugurimin deri në 11 maj të 1867.

Në fund të shekullit të XIX, më 1898, Kujdestaria kishtare e ka ftuar arkitektin e ri Nikolla Llazarov që të rinovojë tempullin, i cili dukej jo shumë tërheqës me dritaret e vogla me shufra hekuri dhe me muret e tij të bardha të gëlqerosura. Ai ka bërë një rikonstruksion rrënjësor - një çati të re me kupolë qendrore, të rrethuar me katër kupola më të vogla, ka ndërtuar kambanari dhe ka zbukuruar muret nga jashtë me tulla të vogla.

Në këtë pamje kisha ka ekzistuar deri në atentatin gjatë prillit të vitit 1925, kur nga shpërthimet janë dëmtuar pjesë prej çatise dhe muri jugor. Në vitin 1933 kisha është rimëkëmbur në pamjen në të cilën e njohim sot, nga arkitektët Collov dhe Vasiljov dhe ajo u bekua më 7 prill”.

Doc. Temelsi shpjegon, se kur tempulli ishte ndërtuar në pamjen e tij rilindëse muret mbetën të gëlqerosura.

Drugdhendësi Anton Stanishev e ka përfunduar ikonostasin në vitin 1865. Ikonat e mëdha mbretërore, që mund të shihen edhe sot, janë pikturuar nga zografi i madh nga koha e Rilindjes Stanisllav Dospevski. Është ruajtur dhe një ikone e tij nga viti 1857, mbishkrimi i së cilës dëshmon, se është bërë me dhurime nga sipërmarrësi bamirës nga Sofja Ivan Denkoglu. Ikonat e tjera të ikonostasit janë vepër të zografëve të ndryshëm, të cilët për shkak të modestisë së tyre nuk i kanë firmosur. Pas rimëkëmbjes së tempullit nga Nikolla Llazarov në vitin 1906 Kujdestaria kishtare lidhi marrëveshje me Ivan Travnickin, me origjinë çeke, mësues në Shkollën e vizatimit në Sofje, të bëjë një ikonostas të ri. Pranë tij ai përpunoi dhe dy frone – një të peshkopit dhe një mbretit, që janë ruajtur deri më sot. Në vitet 1971-73 me bekimin e patrikut të ndjerë Kiril, tempull ishte i pikturuar i tëri nga një kolektiv nën udhëheqjen e Nikollaj Rostovcevit (zograf bullar me origjinë ruse)”.

Për banorët më të moshuar të kryeqytetit kisha është e njohur edhe si “Shën Mbreti”, për shkak të lipsaneve të mbretit serb Stefan Urosh II Milutin, të kanonizuar si shenjtor. Ato janë transferuar rreth vitit 1460 në Sofje nga Mitropoliti i Sofjes Silvanij.

 “Pas rimëkëmbjes së tempullit në shekullin XVIII, kur bëhet i Mitropolisë, lipsanet janë transferuar në të dhe që atëherë deri më sot ruhen këtu. Për këtë arsye e kanë quajtur “Shën Mbreti”, me gjithë se tempulli gjithmonë e ka pasur emrin “Shën e Diela” për arsye, se froni qendror në të i është kushtuar kësaj martireje” - thotë në përfundim doc. Temelski.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: wikipedia.org dhe BGNES

Më shumë nga rubrika

Kodrina Trapezica në Veliko Tërnovo ruan shpirtin e Bullgarisë Mesjetare

Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..

botuar më 25-09-28 9.05.PD

Një port i lashtë nga mijëvjeçari i I para erës sonë ka ekzistuar pranë Kepit Killik

Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..

botuar më 25-09-25 5.05.PD

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD