Në ditët përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 mars, Evropeana – biblioteka elektronike evropiane, drejton vështrim drejt kontributit historik të grave në shoqëri. Në 8 javë të radhës ekspozita elektronike “Pioneers” /Pionierët/ do të prezantojë nga një femër, e cila me veprimtarinë e vet në art, me kreativitetin ose zbulimet e veta shkencore ka ndihmuar zhvillimin e botës në të cilën jetojmë.
Ideja është e komisioneres evropiane bullgare Maria Gabriel, e cila nënvizoi se “online ekspozita është për gratë ekskluzive, të cilat kanë lënë vulën e vet në historinë tonë. Ato janë shumë të ndryshme, por e përbashkëta midis tyre është se kanë ndryshuar botën me pasionin dhe përpjekjet në punën e tyre Sot, më shumë se kurrë është e domosdoshme që vajzat dhe gratë në Evropë të jenë të frymëzuar të ëndërrojnë, të synojnë drejt arritjeve të mëdha. Paraqitja e shembujve të tillë ka për qëllim t’i përkrahë dhe t’i inkurajojë në realizimin e ëndrrave të tyre.”
Udhëtimi në kohë fillon me portretin e Maria Skllodovska-Kjuri /Marie Curie/, mbajtësja e vetme e dekoratës Nobel në dy fusha – të fizikës dhe të kimisë. Zbulimet e saj shkencore në sferën e radiologjisë transformojnë përfytyrimet e shoqërisë për gratë studiuese në rrethet e shkencave natyrore.
Java e fundit e ekspozitës “Pioneers” i kushtohet poeteshës bullgare Dora Gabe. Njëkohësisht me shkrimet e veta letrare, ajo është një publiciste e njohur dhe veprimtare shoqërore dhe është mes themeluesve të Komitetit bullgaro-polak dhe PEN-klubit në Bullgari. Që nga viti 1947 deri në vitin 1950 është këshilltare mbi çështjet kulturore në ambasadën Bullgare në Varshavë. Është mbajtësja e disa dekoratave prestigjioze bullgare në fushën e letërsisë. Krijimet e saj janë të përkthyera në 12 gjuhë, kurse librat e saj për fëmijë janë mes librave të dashur e të preferuar për disa breza bullgarësh. Njëkohësisht me shfaqjet e saj prej autori Dora Gabe është e njohur dhe si përkthyese nga gjuhët polonisht, rusisht, frëngjisht, greqisht si dhe çekisht.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..