Ekspozita “Tymi. Histori për duhanin” në Qytetin e Duhanit të Plovdivit, tregon për fatin 150-vjeçar të industrisë bullgare të duhanit – nga gjurmët e para të nikotinës në Perandorinë Osmane deri tek imazhet në pikturat e artistëve modernë.
“Por këta karvanë, të dërguar nga tregtarët grekë, të cilët të kujtojnë romantikën e kohërave të kaluara, prej kohe kishin pushuar së ardhuri. Ato ishin zëvendësuar nga kamionët e “Nikotinës”. Në këtë mënyrë në romanin e vet “Duhani” shkrimtari Dimitër Dimov pikturon një fragment të pikturës së madhe sociale, në të cilën kjo mjetë jetese shumë shpejt kthehet në motor të lulëzimit ekonomik të shtetit të ri bullgar.Pas Çlirimit /1878/ nga sundimi osman fshatarët vijnë nëpër qytetet, që të punojnë në depot e duhanit si dhe në fabrika, bashkë me ta punojnë dhe bullgarët e Egjeut të dëbuar nga tokat e tyre pas luftërave në periudhën1913-1918.
Në sfondin e duhanit modernizohet dhe jeta e qytetit – gratë emancipohen, shoqëria ndahet dhe “piqet”. Tymi ekziston bile në llogoret në kohën e luftërave, që të transportohet pas kësaj tek debatet e thella të intelektualëve dhe artistëve në kafene dhe kthehet në imazh kinematografik.E gjithë kjo mund të ndiqet në mënyrë kronologjike në katër sallat e ekspozitës, në të cilat është renditur ekspozita “Tymi. Historitë për duhanin”, duke kaluar përmes epokës së Rilindjes, Ekspozitës së parë të Plovdivit /1892/, luftërave për çlirimin e trojeve maqedonase nga pushteti osman. Dhe akoma: grevat e punonjësve, luftërat, politika shtetërore për “bullgarizimin” e turqve tek ne gjatë periudhës 1984-1989, rrëzimi i sistemit totalitar. Vizituesit do të dëgjojnë fjalët e tregtarëve të duhanit, të punonjëseve, të përfaqësuesve të shoqatave të abstenuesve, do të shikojnë kuadro nga Lufta Ballkanike, një stërvitje zjarrfikëse në një nga fabrikat, degustime të duhanit para klientëve të huaj.
Historitë fillojnë akoma me zbulimin e duhanit - kur depërton ai për herë të parë në Evropë, deri në ditët tona dhe praninë e tij në art - tregon Svetllana Kujumxhieva, drejtoreshë artistike e nismës “Plovdiv - kryeqyteti evropian i kulturës”. Dhe këto histori krijojnë tregimin e plotë për lidhjen midis industrisë së duhanit dhe modernizimit të qytetit Plovdiv dhe të Bullgarisë. Në ekspozitë mund të gjenden fotografi nga arkiva, kartolina, materiale reklamuese, sende të ndryshme nga fabrikat, portrete dhe kujtime të pjesëmarrësve të të gjithë këtij tregimi. Dhe po kështu – video dhe kuadro nga filma të dashur bullgarë.
Jo rastësisht ekspozita gjendet në një nga godinat emblematike të Qytetit të Duhanit, në të cilin depot e ndërtuara përpara një shekulli, mjerisht janë braktisur ose tanimë janë shkatërruar. Kurse ideja është që kjo pjesë e Plovdivit të kthehet në një hapësirë për kulturë:"Projekti “Qyteti i duhanit” i është kushtuar zonës me ish godina industriale në qendër të Plovdivit - thotë Svetllana Kujumxhieva. Përfshirja e tij në programin e iniciativës “Plovdiv - kryeqyteti evropian i kulturës” ka për qellim t’u kushtohet vëmendje këtyre ndërtesave të harruara dhe të braktisura dhe në hapësirat përreth tyre të zhvillohen veprimtari të larmishme artistike, të “gjallërohen fasadat e tyre me mjetet e artit. Bashkë me punën rreth ngjarjeve kulturore ndryshojnë dhe rrethanat lidhur me këto godina – nganjëherë në mënyrë dramatike. Katër prej tyre, dy nga të cilat /depotë e tregtarit Dimitër Kudogllu/ shumë të vlefshme, ishin përfshirë nga zjarri i madh para 3 vjetëve.
Por kjo nuk na detyroi të heqim dorë, bile diçka më tepër – vendosëm të përqendrojmë një pjesë të madhe nga veprimtaritë e lidhura me kryeqytetin evropian të kulturës pikërisht në këtë territor, që të tregojmë, se madje si një pronë private godinat mund të sjellin dividendë përmes artit dhe kulturës. Kuptohet se, është shumë mirë të flitet për vlerën e tyre në të kaluarën, por le të mos të harrojmë se e ardhmja e tyre varet nga institucionet përkatëse dhe nga pronarët e tyre. Dhe përderisa projektori i vëmendjes publike njëherë e ka ndriçuar këtë vend, mendoj se kjo do të ndikojë edhe mbi zhvillimin e lagjes".
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: tobacco-city.plovdiv2019.eu
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..