Dokumentari në disa seri “Zoti është me ne”, i cili tregon për historinë e Mbretërisë së Tretë Bullgare (1878-1946), do të mbledhë adhuruesit e kinemasë më 23 shkurt në “Pallatin” e qytetit bregdetar Ballçik. Në këtë ngjarje shikuesit do të takohen me regjisorin e filmit Stepan Poljakov, kurse me lidhje online do të shikojnë dhe autorin e muzikës së tij Mitko Shterev.
Dokumentari është xhiruar në 35 qytete, në 15 shtete dhe në disa nga pallatet më të shquara në Evropë. Në këtë vepër – pjesë e historisë së Bullgarisë autorët kanë përdorur materiale autentike arkivore – kinematografike dhe fotografike. Në “Sallën e Gurtë” të “Pallatit” do të projektohen pesë seritë e dokumentarit.MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..
Një nga ikonat e muzikës franceze me origjinë bullgare – Silvi Vartan – do të vijë në Sofje në muajin tetor si e ftuars speciale në edicionin e 11-të të CineLibri, njoftojnë organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë. Këngëtarja u..
Një ekspeditë arkeologjike, e udhëhequr nga Doc. Dr. Boni Petrunova – drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, zbuloi një statujë masive prej bronzi të një perëndeshë nga panteoni greko-romak. Artefakti u gjet në dhoma banimi në të..
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në..