Dokumentari në disa seri “Zoti është me ne”, i cili tregon për historinë e Mbretërisë së Tretë Bullgare (1878-1946), do të mbledhë adhuruesit e kinemasë më 23 shkurt në “Pallatin” e qytetit bregdetar Ballçik. Në këtë ngjarje shikuesit do të takohen me regjisorin e filmit Stepan Poljakov, kurse me lidhje online do të shikojnë dhe autorin e muzikës së tij Mitko Shterev.
Dokumentari është xhiruar në 35 qytete, në 15 shtete dhe në disa nga pallatet më të shquara në Evropë. Në këtë vepër – pjesë e historisë së Bullgarisë autorët kanë përdorur materiale autentike arkivore – kinematografike dhe fotografike. Në “Sallën e Gurtë” të “Pallatit” do të projektohen pesë seritë e dokumentarit.Nga data 12 shtator deri më 5 nëntor 2025, në ndërtesën qendrore të Muzeut Historik Rajonal në Pazarxhik, prezantohet ekspozita digjitale fotografike “Besarabia – burim i bukurisë dhe atdhedashurisë”, organizuar nga Shoqata për Lidhje me Bullgarët e..
Në qytetin nën kodrat – Plovdiv, nga 10 deri më 21 shtator do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Teatror "Skenë në Kryqëzim". Programi përfshin 18 shfaqje, mes të cilave vepra klasike dhe bashkëkohore si: "Hamleti", "Macja mbi çatinë e..
Banorët e vegjël dhe të mëdhenj, si dhe mysafirët e Sofjes, mund të bëhen pjesë e jetës letrare të kryeqytetit, të takohen me botën e librave dhe të zbulojnë autorë e frymëzime të reja në kuadër të një ngjarjeje letrare popullore, të organizuar nga..