Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjysma e spitaleve psikiatrike në Bullgari në gjendje kritike

Qeveria parashikon 10 milionë leva për remonte

Foto: arkiv

Mbi 50% prej spitaleve, reparteve dhe qendrave psikiatrike tek ne janë në gjendje kritike. Këtë e tregon raporti, të cilin ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev e paraqiti para pak kohe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Për gjendjen e mjerë të psikiatrive tek ne flitet prej viteve. Ky është një sektor i shëndetësisë, ku mungojnë reforma dhe për shkak të kësaj shpesh është objekt i kritikave nga ana e institucioneve ndërkombëtare dhe mediave.

Në Bullgari ka 12 spitale psikiatrike shtetërore, 12 qendra për shëndet mendor dhe 22 reparte ndaj spitaleve, të cilat janë plot me njerëz të sëmurë. Aktualisht po punohet mbi hartimin e strategjisë për një ndihmë psikiatrike tek ne, në përshtatje me praktikat evropiane. Për këtë qëllim është krijuar një grup pune, i cili pritet se do të ketë propozime konkrete brenda një muaji e gjysmë. Kurse shteti mendon që të zgjidhë problemin me mungesën e kuadrove, duke marrë përsipër specializimet e psikiatrisë.

Përveç bazës së vjetruar materiale dhe teknike të psikiatrive, një problem tjetër kryesor është largësia e madhe e disa prej spitaleve nga vendet e populluara, gjë e cila e vështirëson përshtatjen e pacientëve ndaj jetës reale pas shërimit.

Spitali më i madh i psikiatrisë për qarkun e Sofjes - „Shën Joan Rillski“, ndodet rreth 25 kilometra  larg kryeqytetit. Në të për një vit shërbime spitalore marrin 1300 pacientë.

Të gjitha spitalet e tilla shtetërore ndodhen në periferitë e zonave të populluara, aksesi në to është i vështirë dhe i kufizuar, pikërisht si në një triller psikologjik, sqaron drejtoresha e spitalit, doktoresha Cvetesllava Gëllëbova. Ato janë krijuar në kohëra, kur parimi kryesor i shërimit të sëmurëve ishte lidhur me izolimin e tyre nga shoqeria, në qoftë se mundet – për tërë jetën. Por, përpara më shumë se 30 vjetëve ndryshuan standardet për mjekimin e të sëmurëve me çrregullime mendore dhe tani dihet se ata duhet të shërohen afër vendbanimeve dhe vendit ku jeton i sëmuri. Në këtë mënyrë pas qëndrimit në spital i sëmuri më lehtë mund të kthehet tek jeta e vet e zakonshme dhe të vazhdojë terapinë në kushte shtëpie.

Indiferenca e shoqërisë ndaj këtyre njerëzve ndikon në mënyrë të dëmshme shërimin e tyre, pohon doktoresha Gëllëbova.

Këto sëmundje nuk janë infektuese por indiferenca dhe bindja e njerëzve të shëndetshëm se ata nuk mund të vuajnë nga probleme të tilla (“kjo nuk mund të ndodhë me mua”) çojnë deri në një qëndrim negativ ndaj të sëmurëve psikik, ndaj nesh dhe në përgjithësi ndaj çdo gjëje të lidhur me këto gjendje të veçanta, pohon doktoresha Gëllëbova.

A mund të bëhet një përgjithësim se cili është profili i të sëmurëve me çrregullime mendore?

Po, mundet, është kategorike doktoresha. Çdo një duhet ta ketë të qartë, se nuk ka gjini, nuk ka moshë, nuk ka gjendje sociale, nuk ka njeri të suksesshëm – s’ka asgjë që mund të garantojë se nuk do të sëmuremi.

Para disa ditëve në mbledhjen e vet Këshilli i Ministrave vendosi të ofrojë 2 milionë leva suplementarisht për qendrat e shëndetit mendor dhe për repartet e psikiatrisë ndaj spitaleve. Një shumë tjetër prej afro 10 milionë levash do të lëshohen për rinovime. Kjo shkaktoi reagime të përziera në shoqëri. Ja se cili është mendimi i drejtoreshës së njërës prej klinikave më të mëdha të psikiatrisë në vend:

Vendimi është i mirë, por si një njeri i cili punon prej 25 vjetëve në këtë sistem dhe njeri me një arsim ekonomik mendoj se dhënia e parave, pa u bërë një analizë se ku duhet të investohen ato në përputhje me një program afatgjatë për 10-15 vjet, është si “vendosja e karrocës përpara gomarit”. Në qoftë se rinovohen spitalet e tipit të kasolleve ose kazermave nëpër vende të larguara, kjo nuk do përmirësojë në asnjë mënyrë shërbimin e tyre. Ne aktualisht kemi 4500 shtretër, që është 10% nga numri i përgjithshëm i shtretërve spitalorë për njerëz me probleme mendore në vend. Si numër ato janë të mjaftueshme. Por, çështja është se ato janë të shpërndara në mënyrë krejtësisht të parregullt. Derdhja e parave në një sistem, ku para së gjithësh ka nevojë për reforma nuk është zgjidhja më e përshtatshme.

Në fund të bisedës me doktoreshën Gëllëbova, ajo drejtoi një mesazh të posaçëm: Do të doja t’u them njerëzve se duhet të jenë më tolerantë ndaj njerëzve me çrregullime mendore, si sjellje, shprehi dhe mënyrë e të menduarit. Askush nuk ka garanci se nesër nuk do të gjejë veten në situatën e tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD

Montana - qyteti përtej shablloneve

Montana është një nga qytetet rajonale në veriperëndim të Bullgarisë. Sipas statistikave, rajoni nuk mund të mburret me tregues veçanërisht të lartë në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit, shërbimeve sociale. Sipas të dhënave të vitit të..

botuar më 24-10-15 7.20.PD