Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është duke kërkuar mundësi sesi të tërheqë turistët rusë

Foto: BTA

Bullgaria do të studiojë mundësinë për subvencionimin e vizitave të turistëve rus, që të jetë konkurrente e tregjeve fqinje në Greqi dhe Turqi, deklaroi në Sofje kryeministri Bojko Borisov përpara forumit ekonomik bullgaro-rus për turizmin. Homologu i tij rus Dmitri Medvedev shënoi se rreth 500 000 rusë vizitojnë Bullgarinë në vit, kurse 300 000 kanë pronë ne vend. Derisa vetëm 50 000 bullgarë vizitojnë Rusinë. Ulja me rreth 25% të turistëve rusë gjatë viteve të fundit vjen nga kursi stabil i levës kundrejt euros, gjë e cila i shtrenjton ofertat bullgare me rreth 10-15% kundrejt çmimeve në Soçi, Tunizi ose Turqi, komentoi përpara forumit ministri ekonomik rus Maksim Oreshkin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD