Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vatikani publikoi programin e vizitës së ardhshme të papës në Bullgari

папа Франциск
Foto: BGNES

Zyra e shtypit e Vatikanit publikoi programin për vizitën  e papës Françesku në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohet në periudhën 5-7 maj të këtij viti. Shenjtëria e Tij do të mbërrijë në Sofje më 5 maj. Fjalimin e vet të parë në tokën bullgare do ta mbajë përpara përfaqësuesve të institucioneve, veprimtarëve shoqërorë dhe anëtarëve të korpusit diplomatik në sheshin Atanas Burov rpara ndërtesës së Presidencës. Gjatë ditës së parë të vizitës së tij papa do të vizitojë Patriarkanën Bullgare, kurse gjatë ditës së dytë - një kamp për strehimin e refugjatëve dhe qytetin Rakovski, ku do të shërbejë një meshë në kishën vendase rimo-katolike “Zemra e Shenjtë”. Më 7 maj Shenjtëria e Tij do të niset me avion nga Sofja për në Shkup.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD