Zyra e shtypit e Vatikanit publikoi programin për vizitën e papës Françesku në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohet në periudhën 5-7 maj të këtij viti. Shenjtëria e Tij do të mbërrijë në Sofje më 5 maj. Fjalimin e vet të parë në tokën bullgare do ta mbajë përpara përfaqësuesve të institucioneve, veprimtarëve shoqërorë dhe anëtarëve të korpusit diplomatik në sheshin Atanas Burov rpara ndërtesës së Presidencës. Gjatë ditës së parë të vizitës së tij papa do të vizitojë Patriarkanën Bullgare, kurse gjatë ditës së dytë - një kamp për strehimin e refugjatëve dhe qytetin Rakovski, ku do të shërbejë një meshë në kishën vendase rimo-katolike “Zemra e Shenjtë”. Më 7 maj Shenjtëria e Tij do të niset me avion nga Sofja për në Shkup.
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..