Rritja e turistëve të huaj në Bullgari gjatë 4 viteve të fundit është me 31 për qind, ndërsa të ardhurat në degën turistike janë rritur me 34 për qind, bëri të ditur Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova. Për vitin 2018 të ardhurat e turizmit janë 4.3 mlrd euro dhe kjo është stina e tretë rekorde me radhë. Vendi u vizitua nga 9.2 mln turistë të huaj. Sivjet do të jetë shumë i veshtie dhe dinamik, komentoi Ministrja Angellkova. Po punohet për krijimin e një mekanizmi për tërheqjen e sa më shumë fluturimeve charter. Shqyrtohet gjithashtu aplikimi i vizave afatgjata për turistët rusë me afat nga 1 deri në 3 vjet.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..