Legjenda e basketbollit bullgar Atanas Gollomeev do të pranohet në Sallën e Lavdisë të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). Zgjedhja përputhet me jubileun shekullor të basketbollit të organizuar në Bullgari. Ceremonia do të jetë më 30 gusht në Pekin në kuadrin e Kampionatit Botëror për meshkuj. Federata Ndërkombëtare e Basketbollit thekson, se arritjet e jashtëzakonshme të bullgarit Atanas Gollomeev kontribuojnë shumë për përhapjen dhe zhvillimin e lojës në Bullgari dhe në botë. “Bullgaria mungon 20 vjet nga harta e basketbollit të Evropës, dhe kjo që ndodh është një çmim i madh për një gjeneratë të tërë”, tha 71-vjeçari Gollomeev. Ai shprehu keqardhje se sporti sot nuk hyn në politikën shtetërore. “Buxheti i tërësishëm i sportit bullgar është përafërsisht 45 milion euro. Dihet se çfarë janë rrogat e një futbollisti në futbollin botëror dhe të një basketbollisti në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit NBA. Tërë sportit bullgar i jepet një rrogë e tillë”, komentoi para gazetarëve Gollomeevi.
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..